To top
24 Tet

7 Restorantet qe iu dorezua Marka “Mikpritja Italiane”

7 janë restorantet ne Shqipëri qe ju dorëzua  marka “Mikpritja Italiane” gjatë një aktiviteti të organizuar nga Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri – CCIA, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë.

• «Mikpritja Italiane – Restorante Italiane në Botë» është një nismë e Unionit të Dhomave të Tregtisë italiane, realizuar në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Kërkimeve (ISNART) dhe me dhomat e Tregtisë Italiane nëpër Botë (në këtë rast në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë Italiane në Shqipëri), e cila finalizohet me lëshimin e një çertifikate cilësie për të gjithë ato restorante që shërbejnë kuzhinë italiane të vërtetë e që garantojnë respektimin e standarteve të cilësistë që janë karakteristikë e mikpritjes italiane.

• Projekti “Restorantet italiane në Botë” gëzon edhe bashkëpunimin e Ministrive italiane të Turizmit, të Punëve të Jashtme, të Zhvillimit Ekonomik dhe të Ministrisë së Pasurive Kulturore e të Politikave Agrare.

• Eventi i organizuar nga Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri– CCIA në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në, u mbajt më datë 23 Tetor 2014 në orën 19:00 pranë Rezidencës së Ambasadës Italiane.
7 janë restorantet në Shqipëri që do të çertifikohen me markën “Mikpritja Italiane”, gjatë ceremonisë së organizuar nga Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri – CCIA në bashkëpunim me Ambasadën Italiane,pranë Rezidencës Italiane në Tiranë.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve më të rëndësishme italiane dhe shqiptare.

Objektivi i këtij projekti të realizuar nga CCIA me kontributin e seksionit “Fondo Intercamerale di Intervento”, pranë Unionit të Dhomave të Tregtisë në Itali, është të seleksionojë dhe të promovojë restorante italiane nëpër Botë që garantojnë standartet e mikpritjes italiane, përmes një proçedure çertifikimi e cila, që nga viti 1997 është bërë sinomin i cilësisë së shërbimeve dhe të produkteve të ofruara. Gjithashtu, kjo markë është një mjet i rëndësishëm promovimi i traditës gastronomike të rajoneve të ndryshme italiane.
Për të marrë këtë çertifikatë, restorantet duhet të mund të plotësojnë një sërë kushtesh specifike që janë vendosur nga promotorët e këtij projekti, ndër të cilat duhen pasur parasysh: prania e elementëve dekorues që përfaqësojnë kulturën italiane; 50% e pjatave dhe recetave tradicionale të shënuara në menu të jenë nga rajone të ndryshme të Italisë; të paktën 30% e verërave duhet të jenë italiane DOP si dhe 30% vaji i ullirit të përdorur duhet të jete gjithashtu DOP i prodhuar në Itali.

Me qëllimin për të favorizuar shkëmbimin tregtar ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë si dhe promovimin e mrekullive italiane, CCIA beson fort në këtë projekt të rëndësishëm që do ta vazhdojë edhe për vitin 2015 me qëllimin për të përforcuar praninë e kulturës enogastronomike italiane në Shqipëri, falë edhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve më të rëndësishme italiane të pranishme në territorin shqiptar.
Gjatë eventit do të ofrohet edhe një seleksionim i kuzhinës dhe i verërave të restoranteve fituese.

Lista e 7 restoranteve qe u çertifikuan me markën “MIKPRITJA ITALIANE”

1 RESTORANT MELOGRANO
2 RESTORANTI PADAM
2 RESTORANTI AMOR
4 DINASTY HOTEL
5 RESTORANTI TORCOLETTO DA FABIO
6 RESTORANT VINOTECA MIGUE
7 RESTORANTI VITA 99