To top
14 Gus

Binjakë të famshëm

Ata janë binjakët më të fmashëm të cilët kanë marrë vëmendje që në gjenezë të tyre, kjo pikërisht se rrjedhin nga prindër të famshëm.

 

Binjakët e Monakos

Dy ndër binjakët më të famshëm të këtij viti që lamë pas ishin pikërisht ata të princit Albert II i Monakos dhe bashkëshortja e tij, Charlene. Ata u bënë prindër të dy binjakëve, që janë një vajzë dhe një djalë. Princesha Gabriella Therese Marie, solli në jetë dy fëmijët e saj Kurës, dhe princi Jacques Honore Rainier, i cili lindi dy minuta më vonë. Princi trashëgimtar Jacques do të ketë përparësi për fronin, edhe pse çështja e fronit është hapur edhe për vajzat, që nga reforma kushtetuese e vitit 2002. Binjakët janë fëmijët e parë të Charlene Ëittstock, ish-notares olimpike nga Afrika e Jugut, e cila u martua me Princin Albert II në vitin 2011.

 

 

Valbona Coba dhe dy binjakët

Valbona Coba është një tjetër personazhë e njohur dhe si- ish Miss Fotozhenia e parë shqiptare e cila u gëzua me dy binjakë ku tanimë edhe pse e re ajo është nënë e tre fëmijëve. Tani ka një familje të madhe dhe të kompletuar. Kjo gjë u bë e njohur më shumë nga rrjetet sociale, ku miqtë dhe të afërmit e Çobës e kanë uruar brunen e bukur jo vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale. Njëra nga mikeshat më të mira të Çobës, Aurela Gaçe,publikoi një status në Instagram, duke shkruar: “Një lajm kaq të bukur e emocionues që mora këto ditë, dua ta ndaj me ju. Kjo bukuri e rrallë shqiptare që u vlerësua edhe përtej kufijve, pikërisht aty ku nuk e donin emrin Shqipëri, i theu tabutë. Këto ditë Zoti e gëzoi me binjakë, djalë e vajzë. Djalit të parë, Aiden, i solli në shtëpi edhe motër edhe vëlla”,- ka shkruar Aurela në profilin e saj.Valbona Çoba jetoi për disa vite me radhë në Greqi dhe më vonë fluturoi drejt Shteteve të Bashkuara, ku jeton e lumtur me bashkëshortin Todd Christopher dhe tre fëmijët e saj.

 

 

Dy binjakë dhe për Oltën dhe Fabianin
Olta  dhe Fabiani janë dy prindër të rinj, të njohur të cilët u gëzuan me dy binjakë sot 18 muajsh. Tani, pasi ka kaluar lodhja më e madhe dhe dy të vegjlit janë e të ndërgjegjshëm për gjërat që bëjnë, çdo gjë është më e lehtë për dy prindërit dhe dy djemtë i falin vetëm dashuri. “Janë një dashuri kaq e madhe dhe e dyfishtë, saqë nuk di kë të përqafosh më përpara, apo kë të hash të parin. Për meë tepër që janë fëmijë shumë të dashur dhe lojcak…”, përshkruan Olta.

 

 

Dy prindërit kanë preferuar ti quajnë Liam dhe Tristan. Kalorës me origjinë Angleze dhe Irlandeze. Por si u ndienë dy të rinjtë kur morrin vesh se së shpejti do të ishin prindër të dy binjakë.

“Une e shokuar, sepse nuk e prisja. Ndërsa Fabi super i qetë dhe i lumtur. Ai e ndjente që do të lindnim binjake, sepse në familien e tij janë në gen binjakët. E vetmja gjë që ka thënë ka qenë: “Ishalla janë goca”, kujton artistja e re.

Por sa e vështirë është të jesh nënë e dy binjakëve sot? Olta shpjegon se sipas saj dikur ka qenë shumë më e vështirë. Duke konsideruar mungesën e mjeteve ndihmëse si panolinat, apo karriget e ushqimit, lodrat e shumta me të cilat i mban të angazhuar, enët grirëse të guzhinës, janë të gjitha gjëra që mamat tona nuk i kanë pasur dhe që ka qenë e vështirë, të rrisje një fëmijë, e jo më dy. E megjithëse kushtet më të mira Olta gjithsesi dorëzohet.

“Megjithatë prapë mbetet shume e vështirë, sepse koha dhe lodhja fizike është shpenzim i dyfishtë. T’i shpenzon kohë dhe energji dopjo për t’i ndërruar, për t’i ushqyer, për t’i larë, për çdo gjë praktikish. Vetëm për të gatuar dhe për t’i vënë në gjumë zëre se e ke punë për një herë”, shton Olta.

E të jesh njëherësh nënë e dy binjakëve dhe të ndjekësh profesionin, pa ndihmën e një dadoje, kjo padyshim duhet të jetë një mision i vështirë por jo i pamundur.

 

“Asgjë nuk është e thjeshtë dhe si fillim ka shumë vështirësi në përshtatje, pranim dhe dyshime mbi veten, ama një gjë është e sigurt, që nëse më përpara kishte unë, apo ne dhe qendra e çdo gjëje ishim ne, tani ka ata dhe qendra e çdo gjëje janë ata. Ne sa mbarojme punë shkojmë direkt te ata. Me padurim presim të zgjohen. Po nuk na kërkoi dikush për të dalë nuk na bie ndërmend të dalim, sepse rrimë me ata, duke qenë se i mbajmë vetë, kështu që nuk di të them nëse janë pengesë apo konsum energjie, di te them “Faleminderit Zot për bekimin që na ke dhëne”, përfundon mëse e lumtur Olta e ndërsa më pohon se aktualisht është duke u marrë me palestrën dhe punët e saj. Prej tre vitesh në palestrën e Oltës ushtrhen fëmijë, të rritur, me çifte dasmash apo edhe me grupin e baletittë saj. Si fillim po trajton një lloj komplet tjetër zumbe, me lëvizje kontemporane dhe hip-hop, por ajo që ka më shumë për zemër është kursi postpartum, i cili ka të bëjë me rikthimin e mamave në formën e tyre të mëparshme fizike si dhe rikonstrukturimin e muskujve të lëshuar. Dhe si duket i përshatete më së miri për aktualitetin që po përjeton, Olta thotë se ofron dhe kurse për mamat vetëm por edhe me fëmijët e tyre, ku mamat mund t’i bëjnë ushtrimet bashke me bebat e tyre. “E gjithë kjo më erdhi si nevojë personale për të bërë stervitje, ndërkohë qëkur ke dy është pothuaj se e pamundur. Ndaj mendova qe t’iu vi në ndihmë mamave, duke qenë se është një fushë e cila mungon totalisht në Shqipëri”, përfundon Olta që nuk di nëse bebat e saj do t’i bëjnë muzikant apo balerinë…