To top
14 Gus

Dhurata Lazo mes artit dhe sakrificës

DHURATA GJIROKASTER - 2Pianistja e njohur Dhurata Lazo rrëfen prej Gjermanisë një jetë të mbushur plot art, sakrificë sukses dhe dëshirë për jetën dhe pasionet e saj

 

Rrugëtimi artistik i pianistes Dhurato Lazo e ka zanafillën pikërisht në qytetin e gurtë të Ismail Kadaresë, Musine Kokalarit dhe Muzafer Xhaxhiu.”Kam lindur në qytetin e gurtë e plot sharm të Gjirokastrës. Jetova fëmijërinë time aty dhe mendoj që është mosha më e bukur, ku edhe sot më pëlqen të jem si fëmijë në shpirt”, shkruan përtej Gjermanisë pianistja Lazo rrugëtimi artistik i së cilës kalon nga njëri skaj në skajin tjetër të qyteteve në botë .

E rritur me dashuri, nga prindërit dhe e rrethuar me dashurinë e vëllezërve, shpesh me nostalgji artistja kujton dhe rrugicat e kalldrëmta, shoqet e shokëet e shkollës, mësuesit e parë të jetës si dhe kujton mjaft mirë mësuesen e pianos që i vendosi duart e vogla mbi tastierën e pianos, por dhe ajo që më mësoi me durim e pasion të shkruaja e të lexoja gjuhën amtare.

E konsideron veten ndryshe jo vetëm për formimin, e saj artistik dhe nivelin e formimit por edhe për faktin se pasur një fëmijëri ndryshe nga gijthë fëmijët e katrorit tonë. “Më duhej të shkoja çdo mbasdite në shkollën e muzikës për të studiuar piano dhe më ngelte po thuajse fare pak kohë të dëfrehesha dhe të argetohesha me moshataret e mi, por dhe kur kam patur kohë nuk dija si të luaja”…

Kështu nis e më rrefen fillesat e para artistja shqiptare e vendosur prej pak vitesh në Gjermani me bashkëshortin dhe dy fëmijët me sukseset dhe vështirësitë e jetës, së një artisteje dhe një nënë, që ka sakrifikuar mjaft për familjen e saj. Një jetë të tërë është marrë vetëm me art, është kujdesur për familjen , ka sakrifikuar deri në palcë, për artin dhe dy fëmijët.

Artistja me” natyre” të natyrshme, poetike deri diku, spontane e çiltër deri në intimitet, e që vlerëson së tepërmi natyrën dhe cka i ofron ajo.

 

“Në Gjirokastër vij shumë pak herë e, më shpërthen një malinkoli për ato që nuk janë më prezente në jetë dhe që më mungojnë shumë. E larguar shumë e vogël nga qyteti i lindjes dhe vitet e jetuara në Perëndim që janë shumë mundohem të mbush kujtimet edhe me librat e Kadaresë , Musine Kokalari o Muzafer Xhaxhiu me një fjalorth të dialektit të qytetit tim”. Ishte vetëm gjashtë vjeç kur ajo fëmija capkëne brune, nisi të studojë për pianofortë, duke marrë pjesë në disa konkurse të zhvilluara në RTSH-së duke u vlerësuar me çmime të ndryshme. Në moshën 14 vjeçe talenti i saj nuk do të kalonte pa u vënë re, por u shpërblye me konkursin për të vazhduar studimet pianistike në Liceun Artistik “Jordan Misja” nën drejtimin e pedagoges Nikoleta Nako, ku angazhohet dhe me koncerte të ndryshme, duke luajur si soliste me Orkestren Sinfonike të RTSH diku në vitin 1987 nën drejtimin e dirigjentit Ferdinad Deda. E ndërsa kujton mjaft mirë, kompozitorin Prof. Çesk Zadeja i cili i dedikoi ciklin e fundit të repertorit pianist të luajtur live, në emisionin televiziv & quot;Takim me Kompositorë&quat, pjesë të cilën artistja pohon se e ka interpretuar nëpër skena të ndryshme të huaja.

Pas diplomimit Pianofortë në Konservatorin e Tiranës në 1990, me prof. Anita Tartari, me një repertor të pasur autorësh si: Bach, Mozart, Beethoven, Hayden, Chopin, Listz, Grieg, Debussy, Brams, Rachmaninov, Schuman, Schubert, Scriabin, Zadeja,Harapi, Ibrahimi dhe një eksperiencë të mirë të fituar në xhep tanimë rrugëtimi i saj nis përtej kufijve shqiptarë.

 

 

Pas suksesit brenda vendit artistja nisi rrugëtimin edhe përtej kufijve. Fillimisht transferohet në Itali në vitet 90’ dhe më pas diplomohet pranë Konservatorit “GiusepeVerdi” të Milanos, ku jep mjaft koncerte në qytete të ndryshme aty.

Për shumë vite studioi, në akademinë e Chopenit ne Padova me profesorin polak Maria Mika.

ka qene e vleresuar nga Fazioli Piano, dhe e ftuar për recitale në premierat e tij.

 

Ka promovuar shume muziken pianistike shqipetare dhe ne vitin 2004 ka realizuar edhe CD-ne e saje per PHONEIX te titulluar "Concerto Lanfranchi" me vleresime nga muzikologe dhe pianiste te fames internazionale.CD gjendet ne biblioteken e Conservatorit te Udines "Jaccopo Tomadini" me mirenjohje nga drejtori, pianisti Franco Calabretto.

 

Në vitin 2004 ka realizuar edhe CD-në e saj për Phoneix te titulluar “Concerto Lanfranchi” me vleresime nga muzikologë dhe pianistë të famshëm ndërkombëtar, por nuk kanë munguar dhe recitale pianistike në shtete si Itali, Gjermani, USA, Luxembourg, Francë, Zivicër, Austri, Shqipëri, Kosovë.

Shpeshherë është kthyer në Shqipëri, ku ka dhënë koncerte siç ishte ai Koncerti Recital në Akademinë e Arteve në 2008, dheai në maj të vitit 2009 luan Koncertin ne La min te E.Grieg me ork, te RTSh me dirigjentin Kanadez Alain Trudel. Në vitin 2009 transferohet në Gjermani duke vazhduar aktivitetin koncertal dhe didaktik. Është vlersuar mjaft nga kritika gjermane për interpretimet e saj në shtypin gjerman, ku Gabi Treiber, do të shkruante: “tingujt e pianos të Dhurata Lazos, 4 herë Chopin 4 herë mishi kokërr, kjo muzikë e luajtur nga kjo pianiste e jashtëzakonshme ofron një kënaqësi akustike. Ajo shkonte mbas tonit dhe na ledhatonte shpirtin duke luajtur me një teknikë të lartë dhe te admirueshme, kënaqesi e pafundte”

Marie Luise Funk shkruan: “Dhurata Lazo luan Chopin, veçanërisht spikatëse pedali përdorur mjeshtërisht, interpretimi i saj më kaq ndjenjë ku publiku përkundej lirisht në një gjendje shpirtërore shplodhëse….”

Një bashkpunim mbresëlënës padiskutim do të mbetet ai me artistin e njohur, violinistin Klaidi Sahatçi(konzert Maester ne TonHalle Orkester Zurich) me vepra te kompozitoreve shqipetare “Albanian Memories”. Me vleresim per nivel te larte interpretimi.

Ministria e Kulturës Tirana dhe Akademia e shkencave e vlerësuan me çmimin “Muza”. Një CD e promovuar në vende të ndryshme si Tiranë Prishtinë, Zvicër , Bern, Paris, e ndërsa shton se do të vijonë rrugën e tyre edhe në vende të tjera.

Shpeshherë performon me bashkëshortin e saj Zija Bejleri Saxophonist prej vitesh dhe një artist që e shoqëron prej vitesh.