Redi Saraçi është kandidati i Aleancës për Punë dhe Dinjitet, nën siglën e të djathtës për Bashkinë e Shijakut, në këto zgjidhje që priten të mbahen vetëm pas pak ditësh. Gjatë kësaj kohe kandidati democrat është njohur me një sërë problemesh që mbart kjo zonë dhe që premton, se do të bëjë më të mirën nëse shijakasit do e votojnë. Në këtë intervistë Saraçi konfirmon se një problem madhor mbetet uji në të gjithë zonat ku ai kandidon, por jo vetëm…
Z. Saraçi ju kandindoni në Shijak për herë të parë nën siglën e Partisë Demokratike, si po shkon fushata dhe mund të thoni se cilat janë shqetësimet e banorëve të zonave tuaja?
Realisht ka shumë shqetësime dhe probleme serioze. Unë nuk jam shkëputur asnjëherë nga qyteti im, sepse në Shijak kam familjen time dhe ndër vite e kam parë se si kanë ecur investimet. Shumë investime janë bërë nga qeveria demokratike kur ka qenë në pushtet, ndërsa bashkia nuk ka vënë dorë mbi Shijakun. Problemi më kryesor është mungesa e ujit të pijshëm. Edhe ky problem nuk është vetëm i Shijakut, por edhe i komunave (ka disa fshtra që e vuajnë). Është tejet e rëndë kur mendon se në rubinet nuk ke ujë të pijshëm dhe detyrohesh ta blesh atë. Ky është një investim që unë e kam primar sapo të jem kryetar legjitim i bashkisë së madhe të Shijakut. Kam shkuar nëpër familje dhe çuditërisht nuk më kërkojnë, as rrugë, as punë, por më kërkojnë ujë. Kjo është fatkeqësi për këtë qytet.
Sigurisht që ka edhe shumë probleme të tjera, por që ne do t’iu japim prioritet. Janë shkollat dhe kopshtet që disa duhet të rikostruksohen edhe disa duhet të nisen e të ndërtohen nga e para. Një zonjë në një takim më tha: Vinë fëmijët me vrap në shtëpi se nuk kanë tualet në shkollë. Kjo nuk është normale. Këtë e vuajnë shkollat në qytet, ndërsa në ato të komunave nuk është kaq e theksuar, sepse kryetarët e komunave, dhe më vjen mirë që janë të djathtë, kanë punuar shumë përsa i përket këtyre shërbimeve. Ndaj edhe në programin tim çështja e infrastrukturës së institucioneve arsimore do të jenë prioritet.
Shumica e rrugëve janë të pashtruar sidomos ato që çojnë në lagje. Sheshet mes pallateve janë në një gjendje katasrofale, të cilat kërkojnë një dorë urgjente për ti kthyer qytetarit mjedise komode, sidomos për moshën e tretë dhe fëmijët.
Ngelet problem punësimi. Nëse e marr bashkinë, unë nuk mund të punonësoj më shumë se sa do e ketë struktura. Ajo që unë ju vij në ndihmë është që ato biznese që sot kanë falementuar ne do i kthejmë sërish falë uljes së taksave vendore aq sa e lejon ligji, do të japim mundësi investime për bizneset që punosojnë me shumë se 20-30 persona. Pra gjithçka do të fokusohet tek biznesi, është ai që ka kapacitet për të punësuar një numër të madh njerëzish. Zona jonë është e pasur me resurse natyrore që mund të jenë në funksion të investimeve të reja.
Cila është popullsia dhe zonat kryesore sipas ndarjes së re territoriale dhe problemet kryesore të tyre?
Bashkia e madhe e Shijakut, sipas ndarjes së re Administrative-Territoriale, zë një një sipërfaqe prej 784 km dhe një popullsi prej 47 mijë banorë. Bashkia e re e Shijakut ka qytetin Shijak, komunën Xhafzotaj, komunën Gjepalaj dhe komunën e Maminasit. Problemet janë të shumta. Por ashtu siç radhita edhe më lart ato janë më prioritaret. Problem serioz mbetet uji i pijshëm.
Cila ka qenë karriera juaj më parë, shoh se keni studiuar për mjekësi, pse vendosët të kandidoni?
Po kam studiuar në degën e Farmacisë në Universitetin Shtetëror dhe më pas kam bërë 2 vite mastër në Romë, i profilizuar në këtë degë. Unë nuk jam rastësor në këtë garë. Unë në politikë kam qenë. Kam qenë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike. Deri para kandidimit kam mbajtur postin e sekretarit të degës Shijak. Arsyeja pse kam pranuar që të kandidoj është t’i rikthej vëmendjen këtij qyteti që prej vitësh ka pasur reputacion. Reputacion në arsim, reputacion në kulturë, reputacion në sport, po edhe në prodhime bujqësore. Sot që po shkoj derë më derë po mësoj se gjysma është larguar, unë do mundohem që të paktën të rikthej një pakicë të atyre që kanë emigruar. Dua ti kthej dinjitetin.
Sipas statistikave tuaj si do jëtë pjesëmarrja në votime, si ndien qytetarët disa shprehen të zhgënjyer madje s’kanë dëshirë fare të votojnë sa përqind mendoni se mund të fitoni?
Kjo është e vërtetë. Disa janë zhgënjyer nga politika, disa indiferent dhe kjo bën përbën atë listën gri të votuesve që shpresojmë që në datë 21 qershor të shkojnë drejt kutisë së votimit. Shumë persona kanë frikë të flasin, të marrin pjesë në takime elektorale edhe pse kam vënë re një mbështetje. E kam të vështirë të jap një mendim të qartë për këtë pjëse, mendoj se 21 qershori do të jetë fjala e fundit, por uroj që mos të ketë presione, dhunë psikologjike, marrje kartash identiteti, etje.
Cilat janë prioritete tuaja dhe sa i vështirë mund të jetë bashkpunimi me qeverinë duke parë se ju jeni kandidat i së djathtës?
Prioritet i radhita më lart, por sigurisht që nuk janë vetëm ato. Ne do të ndërtojmë rrugë që lidhin fshatrat me njëri tjetrin, do mundohemi të bëjmë interlokutorin mes qytetarit dhe qeverisë për subvencionime, do të ulim taksat aq sa parashikohet minimumi në ligj. Programi im është shumë i detajuar. Ajo që do të bëj me shumë kënaqësi për ti kthyer dinjitetin sportdashësve shijakas është ndërtimi i Stadiumit sipas standarteve, dhe përfundimi i Pallatit të Sportit që ka nisur që në 2005.
Për sa i përket bashkëpunimit me qeverinë e kam thënë, edhe nuk e them kot. Do fle tek dera e zyrës së Ramës.
Cilat janë pikat negative të kundërshtarit tuaj ?
Nuk e njoh. E vetmja gjë që e ka negative dhe që po shfaqet është ‘dhuna’, përdorimi i institucioneve shtetërore dhe blerja e votës.
Pse duhet që qytetarët e Shijakut të votojnë një kandidat si ju?
Kanë alternativën më të mirë. Le ta krahësojnë vetë individin. Kjo garë është e lehtë për banorët kanë një zgjedhje ose mua ose atë. Ndryshe nga zgjedhjet paralamentare që në dorë e ka kryetari. Kjo garë është më lehtë për të bërë diferencimin.
Kam edhe diçka për të shtuar në fund. Do ju këkroja gjithë bashkëqytetarëve të mi të mos shesin votën. Dhe presionin që kanë ndaj njerëzve të PS-së le ta konvertojnë në votë më 21 qershor. Vetëm në këtë mënyrë mund të mbyllet goja.