Pikërisht në këto ditë të ethshme gri, ne vendosëm të startojmë (të menduar prej kohësh tanimë) me revistën tonë të re, “ELITE”. Një revistë ndryshe, nga të tjerat që tenton të sjellë, promovojë dhe diktojë VLERA. Një emër prestigjioz dhe në arenën ndërkombëtare, (që personalisht më pëlqen shumë dhe që i shkon mjaft mirë shijeve dhe ideve të mia gazetareske). Pasi e vramë mendjen mirë e mirë se me kë personazh, do ta nisnim pikërisht këtë rrugëtim, nuk mund të kishim gjetur një emër më prestigjiozë, më elitare, më të kompletuar dhe të bukur, se zonja e Parë e Parlamentit Shqiptar, Jozefina Topalli…
Këtij numri të parë, special i kemi bashkangjitur një rrëfim kaq të bukur, të thjeshtë, të sinqertë, të ngrohtë, dhe të pëlqyeshëm të çiftit model sot në botë, të përtej oqeanit, Mishel & Barak Obama.