To top
26 Pri

“Princi…” që lumturon fëmijët

 
edlina
“Fëmijët i tërheq shumë e bukura, e reja dhe sfidat. Ndaj ne gjithnjë mundohemi që në ambjentet tona të sjellim diçka të re”, më pohon drejtoresha e kopshtit për fëmijë “Princi i lumtur” Edlina Losha Bano. Nënë e dy fëmijëve ajo e di më së miri seç duhet për mbarërritjen, formimin, edukimin dhe lumturinë e fëmijëve, nga mosha e vogël e deri në atë afër shkollore. Ambjentet e kopshit “Princi i lumtur”, janë të larmishme, të bukura dhe plot ngjyra. Një kopësht model ku gjithçka është ndërtuar dhe arreduar në ndihmë të fëmijëve që ato të ndihen sa më të lumtur, të qetë dhe të sigurtë.
 
Edlina nga një inxhiniere ndërtimi në një drejtoreshë kopshti si ju lindi ideja të ndërtoni një kopësht dhe përse?
Është e vërtetë që profesioni im është inxhiniere ndërtimi, madje kam punuar në këtë fushë për disa vite. Por ndërsa im bir rritej, dhe e çoja në kopsht, vija re që ai nuk ndihej mirë aty… Çuditesha me vete, madje edhe tentova t’i ndryshoja disa kopshte, por realisht nuk po kënaqesha me çfarë më servirnin… Meqë më lindi edhe vajza, atëherë thashë me vete që është koha që të paktën vitet e para të rritjes së fëmijëve të mi, bashkë me socializimin e tyre me shoqërinë e hershme t’i kisha nën kontroll. Projektova ambientin enkas për këtë qëllim, me sipërfaqe të mëdha dhe të dukshme, punova me arkitektë për arredimin dhe lojrat, u përpoqëm që nga ana arkitekturore të dilte një ambient i këndshëm për fëmijë.
 
Ka ndonjë kuptim të veçantë emri që i keni vënë kopshtit?
-Kur im bir ishte i vogël, i tregoja përralla. Por veçanërisht shumë atij i pëlqente përralla e “Princit të Lumtur” të Oskar Ëild, që flet për statujën e një princi në qëndër të një qyteti të vogël dhe që bashkë me një dallëndyshe ndihmonte të varfrit derisa dallëndyshja ngordhi nga të ftohtët, kurse princi mbeti pa petat e floririt e gurët e çmuar, por ishte më i lumtur sesa kishte qënë kur ishte gjallë- dhe vetëm zemra e tij prej çeliku dhe dallëndyshja e ngordhur u përzgjodhën nga ëngjëlli i Zotit si dy gjërat më të çmuara të qytetit… Kaq shpesh e tregoja këtë përrallë, sa nuk u mendova dy herë për ta zgjedhur emrin e kopshtit që kisha vendosur të hapja. Sepse për mua nuk ishte thjesht një përrallë. Por një mision në jetë.
 
Sa e lehtë është të merresh me botën e fëmijëve dhe ti kuptosh ata?
-Për mua është shumë e lehtë të merrem me fëmijët, sepse unë zgjedh t’ju flas atyre me ëmbëlsi dhe dashuri, por në një mënyrë sikur të jenë të rritur. Kjo më ndihmon shumë të kuptohem me ta. Sigurisht duke u futur në botën e tyre dhe duke e lënë të lirë fantazinë. Të njëjtën gjë bënte edhe gjyshi im kur unë isha ë vogël; unë kënaqesha në praninë e tij, pasi futej në botën time- po ashtu e shoh veten të bëj sot me fëmijët edhe në kopsht! Ështe një kënaqësi e vërtetë!!!!
 
Çfarë programesh dhe metoda përdorni për fëmijët e kopshtit tuaj?
– Sigurisht, programet e miratuara nga MASH, por mundohem të përzgjedh shtëpitë botuese, sepse dua që fëmijët e kopshtit tim të marrin më të mirën e mundshme të tregut shqiptar. Kam marrëdhënie shumë të mira me botuesit dhe shpesh herë e trajnoj stafin sipas grup-moshave që ato kanë në ngarkim.
vijon e plote ne print revista “elite”!