Raciste dhe injorante, madje dhe naziste. Kështu shprehet Alba Parietti ndaj Daniela Santanché, deputetes italiane që tha për televizionin SKY TG24, se Italia duhet të fillojë të aplikojë një strategji vetëmbrojtëse, duke bërë të mundur mbytjen e gomoneve me emigrantë, ashtu siç bëri me shqiptarët.
Showgirl-i nuk ka mundur të përtypë dot fjalët e deputetes menjëherë pas tragjedisë që ndodhi në kanalin e Sicilisë, ku humbën jetën mbi 700 njerëz. “Atë që tha Santanche, nuk do të thoshte askush që ka një rol publik, mund ta thotë vetëm një person injorant. Është racizëm, nazizëm i pastër”, tha Alba Parietti në një intervistë me një radio italiane. “Me Santanchè nuk dua të flas më, nuk dua as ta përshëndes.
Unë fal një të varfër një injorante që shkruan diçka në Twitter, por jo atë”. “Pastaj ajo duhet të specifikojë nëse duhet t’i fundos plot apo bosh. Në këtë moment me 900 persona të vdekur thjesht duhet të heshtësh nuk ka asgjë për të thënë”, shtoi ajo.
Politikanët si ajo duhet të fillojnë të flasin një gjuhë të pranueshme dhe jo të pacivilizuar. Nuk mund të thonë çdo budallallëk që u vjen në mendje dhe askush nuk i ndal. Santanchè e bën vetëm për të tërhequr vëmendjen, por nuk mund t’ia lejojë vetes, i duhet thënë mjaft”.