“Big Brother” 8 nis në mars ja kush do ta prezantojë
Pas shumë lakimesh emrash se kush do të ishte prezantuesi i edicionit të 8 të spektaklit Big Brother zgjidhet dhe enigma. Padyshim ai do të ishte një prej djemve më simpatikë dhe elokuent prezantues pranë këtij televizioni,Ledion Liço.
Pas shumë hamendësive dhe kureshtjes se cili do të ishte prezantuesi i këtij reality shoë, më në fund produksioni ia ka besuar këtë sfidë Ledionit. Mes emrave të perfolur të diskutuar për të drejtuar këtë spektakël, si Eno Popi, Albana Osmani, Ornela Bregu, por duket se më i miri ndër të gjithë ka rezultuar Ledion Liço. Ndërkohë që prezantuesja tradicionale e shtatë edicioneve të para, Arbana Osmani, po i përkushtohet me kohë të plotë shtatzënisë, fansat në rrjetet sociale kanë shprehur keqardhje për mungesën e saj. Në profilin e saj në Instagram, Arbana e ka ndarë me ndjekësit lajmin e ri dhe kënaqësinë e këtij vendimi: “Jam shumë e lumtur (edhe pse isha e bindur), që edicioni i 8-të i Big Brother Albania i është besuar mikut tim më të mirë…” – ka shkruar Arbana në rrejtin e saj social e ndërsa Top Channel ka filluar audicionet dhe në mars pritet të nisë spektakli.