To top
1 Shk

Personat publik që adoptuan fëmijë

Personat publik që adoptuan fëmijë

Birësimi i fëmijëve një gjest kaq fisnik tashmë është kthyer në diçka të zakontë tek personazhet publik ndërkombëtarë por kohët e fundit dhe tek ata shqiptarë. Disa nga personat publik kanë zgjedhur këtë mënyrë, për t’u bërë prindër për herë të parë ose edhe të dytë.

Ndër personazhët më të njohuri janë Angelina Jolie, Madonna , Charlize Theron, Kristin Davis, Sandra Bullock, Nikol Kidman apo Tom Kruis. Ja disa nga personazhet shqiptarë që kanë marrë një gjirin e familjes një fëmijë, për t’i dhënë dashuri atyre por edhe për të marrë. Disa prej vipave shqiptare jane Arben Ristani, Fjodora Fjora, Besnik Mustafaj etj…

Arben Ristani, baba për herë të dytë

Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, para dy muajsh ka birësuar një fëmijë. Në një prononcim për “Panorama Plus”, Ristani ka pohuar se ky ishte momenti që ai dhe Alketa, bashkëshortja, të hidhnin një hap tjetër në marrëdhënien e tyre. Dhe ajo çka mungonte ishte pikërisht një fëmijë. Tomas është vogëlushi që i ka ndryshuar jetën çiftit. “Ishte një proces i natyrshëm”, ka thënë Ristani. “Edhe pse i vogël, ai u mësua shumë shpejt me ne. Tani që e kujtoj, çdo gjë ndodhi kaq lehtë e natyrshëm. E pranuam njëri-tjetrin shumë shpejt, dhe kur Tomasi erdhi në shtëpinë tonë, na dukej sikur kishte qenë aty që ditën e parë të jetës”, është shprehur deputeti demokrat. Nga martesa e parë, Arben Ristani ka një vajzë 20-vjeçare, Nensi

ristani

Besnik Mustafaj, po ashtu, prej kohësh, kishte hyrë në procedura për të birësuar një vajzë. Së bashku me bashkëshorten, Donika, ai i është larguar zhurmës së kryeqytetit për të jetuar jashtë metropolit. Në disa intervista në media, çifti ka deklaruar se e ndienin mungesën e një vajze, meqenëse janë prindër të dy djemve të rritur, por edhe gjyshër.

fjodora

 

Fjodora Fjora gazetare

Para disa javësh, edhe moderatorja Fjodora Fjora ka bërë publik lajmin se ka birësuar një fëmijë. Nëpërmjet një interviste ekskluzive për revistën “Living”, Fjodora ka rrëfyer ndjesinë e të qenit nënë. Ajo ka marrë kurajën për ta bërë publike këtë histori të bukur, e cila, siç shprehet ajo, i ka ndryshuar jetën. Në Instagram, Fjodora ka falënderuar të gjithë miqtë që e kanë mbështetur në këtë iniciativë, ndërkohë që nuk ka deklaruar asnjëherë mashkullin që ka në krahë.