Agjencisa Kombëtare e Turizmit këto ditë është duke promovuar turizmin shqiptar, turisteve spanjollëve. Shqipëria i është bashkuar Panairit Ndërkombëtar “FITUR Madrid 2015” që po zhvillohet në datat 28 janar – 1 shkurt 2015, ku stenda e Shqipërisë po vizitohet nga turë operatorë të ndryshëm, të cilët po shfaqin interest të lartë për të përfshirë vendin tonë në paketat e tyre turistike. Agjensia Kombëtare e Turizmit e drejtuar nga drejtoresha vizionare dhe energjike Julinda Dhamo, ka kohë që prezanton Shqipërinë në panairet ndërkombëtare më prestigjioze, për të tërhequr sa më shumë turistë në sezonin e ardhshëm. E ndërsa në Tiranë ky sektor pësoi një ndryshim thelbësor, ku sektori i Turizmit kaloi nga varësia e ministres Eglantina Gjermeni, në varësinë e ministrisë së Ekonomisë, drejtuar nga Arben Ahmetaj, një kalim ky në heshtje edhe nga mediat.