E dashur prostitutë, por ti gruaja pergjigjet nuk bën dashuri. Letra e një gruaje, që pasi lexoi fjalët e prostitutës nga New York-u, i përgjigjet duke i treguar për martesën dhe dashurinë e saj për burrin në Vanty Fair Italia.
E dashur April,
Që në një letër na ke shkruar ne grave duke na spjeguar pse na tradhëtojnë burrat, mendova që t’i drejtoja këto fjalë ty, por pastaj ndërrova mendje. Po i shkruaj burrit tim, sepse dua t’i flas atij.
I dashur bashkëshorti im,
Kur lexova letrën e April Adams, prostitutës nga New York-u që na shkruante ne grave duke na spjeguar pse disa burra zgjedhin të shkojnë në shtrat me to, më ngriu gjaku. Sepse unë jam një nga ato gratë që përmend ajo: ato që nuk bëjnë dashuri çdo natë.
Por nuk mund të kërkoj falje për këtë. Dhe e di (shpresoj) që as ti nuk i do kërkesat e mia për falje. Imagjinoj që April di shumë gjëra për burrat, por nuk e di, për shembull, që unë e ti, në mbrëmje, tani, në vend që të bëjmë dashuri, i lexojmë një përrallë bashkë Mattia-s sonë të vogël që na merr rreth 30 minuta të gjata derisa ta zërë gjumi mes pyetjeve të tij “Mami, pse?” “Babi, pse?” Seksi, ë? Nuk e di as që ndërkohë që unë mbaroj së vëni rregull, ti lan pjatat dhe kur përpiqemi të shohim serinë e serialit tonë, bashkë, në shtrat, mua më zë gjumi në minutën e 3-të dhe ti 2 më vonë, ndoshta. E di që do doje të bëje dashuri më shpesh. E di shumë mirë. Edhe unë do doja që të më organizoje fundjava romantike më shpesh, ose që të më vije rrotull si bëje dikur. Por atëherë, në vend që të shkosh me një grua tjetër, bëjmë kështu: unë do përpiqem të rri zgjuar deri te titrat e fundit të serialit që ndjekim që të kalojmë pak kohë bashkë dhe ti do më ftosh për dakë jashtë. Për shembull, dje në mëngjes kisha veshur një fustan të këndshëm, një nga ata që dikur, kur më shikoje filloje fishkëlleje si budalla. As nuk e vure re. E di pse: po i vishje këpucët Mattia-s. Por, e shikon, unë nuk kërkoj një burrë me orë, për këtë.
Është e vërtetë, bëjmë seks tri herë në javë vetëm kur jemi me pushime tashmë. E mbaj mend dhe unë, dhjetë vjet më parë, kur sapo kishim filluar, sa kërkoheshim, sa të kërkoja. Por gjërat ndryshojnë, kohët dhe përgjegjësitë gjithashtu.
Nuk e di nëse ke shkuar me ndonjë grua tjetër, do thosha jo, por kurrë nuk duhet të jesh e sigurt në këtë jetë. Do doja shumë të vazhdoja të besoja që ti nuk më ke tradhtuar dhe nuk do e bësh kurrë. Jo për paktin solemn të firmosur para Atij, por vetëm sepse unë të dua ende si atë kohë kur bënin dashuri gjithë natën. Madje: të dua më shùmë.
Mendoj që gjendja shëndetësore e një marrëdhënieje varet nga të dy elementët e çiftit. Prandaj më duket që të nënvizosh një frazë të tipit “Ai shkon me një prostitutë sepse ti nuk bën dashuri tri herë në javë”, është pak fyese jo vetëm për gruan. Nuk jetojmë në 1910-ën kur gruaja kishte për detyrë të kënaqte burrin dhe të mbante pastër shtëpinë. Preferoj të mendoj që ne kënaqemi të dy. Megjithatë, falënderoj April që më bëri të reflektoj mbi marrëdhënien tonë. Ndoshta, sonte bëjmë dhe dashuri, si thua?
Anonime.