Sot, në ditëlindjen e shkrimtarit tone të madh, Ismail Kadare, meqë ai vetë i urren ceremonitë dhe urimet po sjellim në vëmendje disa fakte jo aq të njohura për të.
E para fare është pikërisht kjo: Kadare urren t`i urosh ditëlindjen. Bashkëshortja e tij Helena Kadare, rrëfeu një ngjarje, vite më parë.
“Asnjëherë s`ka qenë pasionant i çmimeve, i nderimeve e më tej. I dukej një mundim i madh të dilte atje, të mbante një fjalë të shkurtër apo t`u jepte dorën gjithë të pranishmeve… Duket si diçka anormale, por kjo është e vërteta. Gjithë ne të tjerët ishim të gëzuar, vetëm ai ishte pa qejf. Duke hyrë në oborrin e Elizesë, mbaj mend se si Inva Mula erdhi drejt nesh me fytyrë të ndritur: Jam nisur sot që në katër të mëngjesit nga Tirana, tha duke buzëqeshur. Dhe ai: « E pse e bëre këtë ? ». Për kënaqësinë time, për të qenë me ju, ia priti ajo. Dhe ai prapë : E çfarë kënaqësie! Kot u lodhe! Ajo mbeti e hutuar. Dhe kishte të drejtë”, tregonte Helena.
Bashkudhëtarja e jetës së tij tregoi në atë kohë edhe se si i drejtoheshin njëri-tjetrit dhe historikun. Ai e thërret Beka, sepse emri i saj deri në moshën 3-vjeçare ka qenë Bebeka. Po ajo si e thërret?
“Is ishte vetëm për librin që të mos e përmendja orë e çast me të gjithë emrin e tij të gjatë. Kur erdhi nga Rusia, erdhi me emrin Smill. Ashtu e thërrisnin atje, ose e kishte gjetur ai vetë ashtu, për t’i shpëtuar emrit të vet Ismail. Madje provoi ta vinte dhe ne të parin libër me poezi që botoi në Moskë. Por në Shqipëri u prit keq kjo gjë, dhe ai u detyrua t`i shkruante një letër botuesit rus: Më falni, por ju kam dhënë pa dashje gabim emrin tim ! Quhem Ismail dhe jo Smill”.
Fakte të tjera, jo aq të njohura për Kadarenë janë veshja e këpucëve më të mëdha se numri real i këmbës. Kurse për parfumin Chanel 5 Kadare thotë se çdo grua duhet ta përdorë të paktën një herë. Është aroma më afër tyre