To top
6 Sht

68 gjyqtarët dhe prokurorët e parë në “sitën” e Vettingut (Emrat)

Momente vendimtare për shembjen e perandorisë së abuzimit dhe arbitraritetit në drejtësinë shqiptare.

 

Shqiptarja.com zbardh emrat e 68 gjyqtarëve dhe prokurorëve të parë, të cilët po i nënshtrohen skanimit të trefishtë të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale.

 

Ashtu siç edhe pritej, referuar përparësisë së kontrollit, parashikuar në ligjin e Vetingut, pjesë e listës janë prokurorët dhe gjyqtarët që përbëjnë kupolën e drejtësisë aktuale shqiptare. Kryeprokurori Adriatik Llalla rezulton pjesë e listës me emrat, për të cilët shumë shpejt do të merret një vendim nëse duhet të shërbejnë apo të largohen nga sistemi i drejtësisë.

 

Sigurisht listës nuk mund t’i mungonte emri i Gjin Gjonit, anëtar i KLD, i Kolegjit Zgjedhor dhe gjyqtar i Apelit në Tiranë, pasuritë e të cilit po verifikohen nga disa institucione, përfshirë ILDKP, Pastrimin e Parave, Hipotekat etj.

 

Në prill të vitit 2014, ILDKP e kallëzoi penalisht Gjin Gjonin për falsifikim të kontratave në vlera 300 mijë euro, 70.000 lekë, 160.000 euro dhe 138 888 euro. Sipas ILDKP, Gjin Gjoni nuk justifikonte burimin e krijimit shumave 300 mijë, 298 888 euro etj., ndërsa e akuzonte gjyqtarin për deklarim të rremë, fshehje pasurie, falsifikim dokumentesh etj.

 

Ashtu si për subjektet e tjera, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, bazuar në verifikimet dhe në informacionet që kanë marrë nga institucionet brenda dhe jashtë vendit, do të përgatisin një raport për Gjin Gjonin, nëse duhet të shërbejë apo jo në sistemin e drejtësisë. Raporti do t’u dorëzohet organeve të Vetingut, ndërsa Kolegji i Apelimit do të thotë fjalën e fundit për secilin nga gjyqtarët dhe prokurorët.

 

Nëse Komisioni ose Kolegji i Apelimit arrin në përfundimin se provat kanë nivelin e provueshmërisë së papajtueshmërisë, subjekti i rivlerësimit ka barrën e provës për të paraqitur prova ose shpjegime të tjera për të provuar të kundërtën. Gjithashtu, pjesë e listës janë kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

 

Lista

Lista me emrat e 65 gjyqtarëve dhe prokurorëve që po kontrollohen vijon me anëtarët e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe kupolën e Prokurorisë së Përgjithshme. Konkretisht, pjesë e listës janë anëtarët e Gjykatës së Lartë Admir Thanza, Andi Çeliku, Ardian Dvorani, Artan Broci, Artan Zeneli, Edmond Islamaj, Shkëlzen Selimi, Medi Bici dhe Tom Ndreca. Gjithashtu, anëtarët e Kushtetueses, Fatos Lulo, Gani Dizdari, Besnik Imeraj, Vitore Tusha dhe Altina Xhoxhaj. Sipas listës, po verifikohen Alma Muça, Drejtore e Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe Arben Kraja, Adnand Kosova, Alfred Progonati, Arqilea Koça, Artur Selmani dhe Adnan Xholi prokurorë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Emrat e 68 gjyqtarëve dhe prokurorëve që po i nënshtrohen Vetingut

 

Adriatik Llalla,   Prokuror i Përgjithshëm

Petrit Fusha,      kreu i Prokurorisë së Tiranës

Gjin Gjoni, anëtar i KLD, anëtar i Kolegjit Zgjedhor, gjyqtar i Apelit Tiranë

Bashkim Dedja,     kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Xhezair Zaganjori,      Kryetar i Gjykatës së Lartë.

Admir Thanza,      anëtar i Gjykatës së Lartë.

Altina Xhoxhaj,    anëtare i Gjykatës së Lartë.

Andi Çeliku, anëtar i Gjykatës së Lartë.

Ardian Dvorani,    anëtar i Gjykatës së Lartë.

Artan Broci, anëtar i Gjykatës së Lartë.

Artan Zeneli,      anëtar i Gjykatës së Lartë.

Edmond Islamaj,    anëtar i Gjykatës së Lartë.

Shkëlzen Selimi,   anëtar i Gjykatës së Lartë.

Medi Bici, Anëtar i Gjykatës së Lartë

Tom Ndreca, Anëtar i Gjykatës së Lartë

Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Gani Dizdari, anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Besnik Imeraj, anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Vitore Tusha, anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Altina Xhoxhaj, anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Brunilda Kadi, anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Alma Muça,   Drejtore e Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme.

Arben Kraja, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Adnand Kosova,     Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Alfred Progonati, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Arqilea Koça,           Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Artur Selmani,     Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Adnan Xholi,  Drejtor i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Adriatik Cama,     Prokuror i Tiranës i Shkallës së Parë.

Alaudin Malaj,     Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Besnik Muçi, prokuror

Besnik Cani, prokuror

Brikena Ukperaj, gjyqtare e Apelit të Vlorës

Gentian Medja, gjyqtar në Gjykatën Administrative i Shkallës së Parë Tiranë.

Rovena Gashi, drejtoreshës së Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ervin Metalla, gjyqtar në Gjykatën e Apelit

Gentian Trenova, Prokuror i Apelit në Tiranë.

Fatjona Memçaj, prokurore e Apelit Tiranë.

Kastriot Selita, kryetar i Apelit Administrativ Tiranë.

Sokol Stojani, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Thoma Jano, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Dritan Rreshka, Prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Antoneta Sevdari (Bejko), Prokurore në Prokurorinë e Tiranës.

Arben Nela, zëvendëskryeprokuror i Prokurorisë së Tiranës.

Arta Marku, prokurore.

Elsion Sadiku, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë

Arben Dollapaj, Prokuror i Apelit në Shkodër.

Bujar Hoti, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës

Luan Kaloçi, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Anila Leka, Prokurore në Prokurorinë e Tiranës.

Besa Nikëhasani, prokurore

Vatë Staka, Prokuroria e Tiranës.

Ilir Toska, Gjykata e Apelit Tiranë.

Besim Trezhnjeva, Gjykata e Apelit Durrës.

Nertina Kosova, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda.

Dritan Hallunaj, gjyqtar i Krimeve të Rënda.

Manjola Xhaxho, Gjykata e Tiranës.

Artan Lazaj, gjyqtar

Alma Brati, gjyqtare

Astrit Faqolli, gjyqtar në Tiranë.

Brunilda Kasmi, gjyqtare në Tiranë.

Bledar Abdullai, gjyqtar në Tiranë.

Marçela Shehu, gjyqtare në Kurbin.

Kostaq Beluri, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ramadan Troci, kreu i Prokurorisë së Vlorës.

Gentjan Osmani, zëvendëskryeprokuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Dritan Prençi, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.