Deputetja e PD-së Rudina Hajdari në Ditën e Gruas përtej urimeve për femrat ka folur edhe rreth mandatit të saj si deputete. Në një prononcim të siguruar nga ‘BalkanWeb” , Hajdari është shprehur se femrat dhe vajzat në Shqipëri kanë mundësi të bëjnë ëndrrat e tyre realitet. E pyetur nëse do të braktisë mandatin e deputetes, Hajdari nuk pranoi të komentonte, ndërsa sqaroi se përgjigjia e saj nuk është si deputete, por si qytetare.