Siç është raportuar prej pak muajsh, programi me famë botërore “Love Island” do vijë më 10 qershor për herë të parë në Shqipëri. Formati i “nxehtë” vjen nën logon e Tv Klan nga Luana Vjollca.
Për ata që nuk e dinë, ky format bën bashkë një grup beqarësh në një vilë, ku zhvillojnë takime romantike me qëllim për të gjetur një partner. Ata që nuk arrijnë të krijojnë një çift eleminohen. Konkurrentët mund të eliminohen edhe përmes votimit të publikut. Ata përballen me lojëra dhe sfida, të krijuara për të testuar aftësitë fizike dhe mendore. Në fund të sezonit, publiku voton për të përcaktuar çiftin fitues.
Tani që numërimi mbrapsht ka nisur, në mediat sociale të programit janë zbuluar edhe disa ‘sekrete’.
1. Çiftet flenë në të njëjtin krevat që në natën e parë.
2. Konsumimi i alkoolit është i limituar.
3. “Ishullorët” nuk lejohet ta dinë se sa është ora.
4. Janë 24 orë nën monitorimin e kamerave.