To top
23 Mar

Zgjidhet kryetari i Kuvendit të Kosovë

Glauk Konjufca është zgjedhur në krye të Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Listën “GUXO” të Vjosa Osmanit e kanë propozuar Konjufcën kryeparlamentar për legjislaturën e re. Propozimin e tij e ka bërë deputeti Adnan Rrustemi, derisa 69 deputetë kanë votuar pro, 33 kundër dhe asnjë asbtenim.

Konjufca ishte në krye të organit më të lartë ligjvënës pas zgjedhjeve të 6 tetor 2019, kur LVV doli partia e parë në garën e ngushtë me LDK-në. Konjufca në Qeverinë Kurti ishte ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.