To top
15 Nën

“Vorpsi dhe Xhaferllari tupëruan shqiptarët”/ Andi Përmeti: KÇK ka dy kryetarë

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti është shprehur se shqiptarët sot ndihen të trupëruar për shkak të dy anëtareve të Gjykatës Kushteuese, Marsida Xhaferllari dhe Arta Vorpsi.

Sipas Përmetit, Shqipëria është i vetmi vend që ka dy anëtare për një vend në Gjykatën Kushtetuese.

“Sot të gjitha palët duhet të ndihen të turpëruara para shqiparëve. Jemi i vetmi vend në botë që kemi dy anëtare për një vend në Gjykatën Kushtetuese. Të punojnë ne një kompjuter, të ulen ne një karrige të marrin një rrogë”, u shpreh Përmeti nga foltorja e Kuvendit.

Sipas tij, shqiptarët duhet të jenë të zhgënjyer nga Vorpsi dhe Xhaferllari pasi treguan se më i rëndësishëm është vendi i punës sesa mbrojtja e Kushtetutës.
Më tej deputeti deklraoi se tashmë KÇK (Ka ça të kapësk) ka dy kryetarë që duan ta mbajnë peng vendin.