To top
11 Shk

SPAK i sekuestron mjekut të QSUT 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë

Mjekut të QSUT, Ervin Prifti, i janë sekuestruar nga SPAK 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë cash.

Raportohet se shumat e mëdha të parave mjekut i janë gjetur në banesë dhe në zyrën e tij në QSUT.

Mësohet 200 mijë euro dhe 130 milionë lekë të vjetra janë gjetur në banesën e mjekut Prifti.

Ndërkohë, shuma tjetër prej 50 mijë eurosh dhe 30 mijë lekë të vjetra është gjetur në zyrën e mjekut të QSUT.