To top
10 Sht

RAPORTI/ DASH: Shqipëria, një vend i papëlqyer për investime të huaja

Sipas raportit të publikuar edhe në faqen zyrtare të DASH, për të shtatin vit me radhë Shqipëria vazhdon të jetë një vend i papëlqyer për investimet e huaja.

SHQIPËRI– Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë një raport për investimet e huaja në Shqipëri, vend të cilin e konsideron si të korruptuar, me probleme të rënda në dhënien e tenderave dhe të prokurimeve publike.

Sipas raportit të publikuar edhe në faqen zyrtare të DASH, për të shtatin vit me radhë Shqipëria vazhdon të jetë një vend i papëlqyer për investimet e huaja. Raporti I DASH evidenton se vendi duhet të përmbushë kushte përpara komferencës së parë ndërqeveritare për çeljen e negociatave në BE. Më pas rreshton probleme të thella:

  • Korrupsioni është një pikë nevralgjike që lidhet me mungesën e dëshirës për investime të huaja.
  • Mungesa e transparencës sidomos në prokurimet publike.
  • Kontrata të vështira për tu zbatuar.
  • Korrupsioni më qeveri dhe mbi të gjitha tendera qshtë i gjithëpranishëm.
  • Rritja e pakontrolluar e kontratave PPP ka shkatërruar tregun dhe ka bërë të pamundur konkurencën.
  • Mungesa të analizave kosto-përfitim të këtyre kontratave ka shkatërruar garën.
  • Bizneset amerikane ballafaqohen me raste korruptive dhe kërkesa për pagesa të tilla.
  • Investitorë të ndryshëm amerikanë janë përballur me cështje tregtare me entitete private dhe publike përfshirë dhe arbitrazhin ndërkombëtar. Në 2019 dhe 2020 një kompani amerikane u largua si pasojë e vendimeve të dyshimta të gjyqësorit dhe vendimmarrjes në pikëpyetje të palëve të tjera në një çështje që lidhet me investimet.
  • Pronat vazhdojnë të jenë problem sidomos çështja e çertifikatës së pronësisë. Ka plot raste të individëve që manipulojmë sistemin gjyqësor për të marrë pronat që sjanë te tyre.
  • Shqipëria perceptohet si një nga vendet me korrupsion të lartë.. korrupsioni emdemik vazhdon të minonë sundimin e ligjit dhe të manipulojë apo frenojë zhvillimin ekonomik.
  • SHBA nuk figuron më vendet e para për imvestimet e huaja direkte. Kjo tregon nivelin e ulët të investimeve amerikane në vend.

Qeveria shqiptare ka kaluar disa ligje në lidhje me pronën që janë të pakoordinuara dhe jo realisht efektive. Sipas raportit të progresit të BE vendi ende nuk ka trajtuar sic duhet kompensimin e pronave.