To top
4 Mar

Nga Bici, te Gogu, zbulohet lista e kandidatëve të PS, surpriza Najada Çomo

Partia Socialiste ka bërë gati draftin e listës për emrat që do të kandidojnë në parlamentaret e 25 Prillit në 12 qarqet e vendit.

Lista, e cila pritet të firmoset nga kryesocialisti Edi Rama të hënën e ardhshme, reflekton ndryshime të mëdha në raport me grupin aktual parlamentar socialist.

Ajo çka bie më tepër në sy është afrimi në listat e PS të shefes së spitalit Infektiv, Najada Çomo. Mësohet se, Çomo është projektuar të kryesojë listën e kandidatëve të PS në zgjedhjet e 25 Prillit për Qarkun e Tiranës.

Ndërkaq gazeta “Panorama” ka zbardhur emrat e kandidatëve për deputetë të PS në gjithë vendin, në pjesën listës që konsiderohet fituese.

Në listën e Qarkut Tiranë, ku dalin 36 deputetë, kanidate do jetë kryeinspektorja e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Dallëndyshe Bici, por dhe drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, apo prefekti i Tiranës, Toni Gogu. Po ashtu, figuron ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ajo e Kulturës, Elva Margariti, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Në listën e PS-së vihet re kandidimi në zona të sigurta edhe i ish-ministrave të LSI-së. Kështu, Lefter Koka do jetë pjesë e listës së Qarkut Durrës, ndërsa Nasip Naço në Qarkun e Beratit. Në Berat, kandidat do të jetë edhe ish-Shefi i Shtabit të Përgjitshëm Bardhyl Kollçaku.

Por, pjesë e listës së partisë socialiste në qarqe, do të jenë dhe disa deputetë të opozitës parlamentare, si Reme Lala, Edmond Rrushi, Ediola Braha, Aurora Mara, Ylli Shehu.

Ministrja e Financave Anila Denaj do kandidojë në Qarkun Vlorë.
Pjesë e listës për deputetë Rama ka menduar të bëjë pjesë edhe një bashkëpuntëtor të vjetër të tij. Artan Lame, kreu i Kadastrës do kandidojë në Qarkun Korçë. Ndërkohë që drejtori i OSHEE-së Ardian Çela do kandidojë në Durrës. Vetë Edi Rama ka njoftuar prej kohësh se do kandidojë në dy qarqe, Vlorë dhe Durrës.

Dy emra të njohur për PS, Vasilika Hysi deklaroi dje se nuk do të kandidojë më për deputete, ndërsa më herët edhe Eglantina Gjermeni i ka kërkuar kryeministrit Rama të mos jetë pjesë e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Mësohet se në listë do të mungojë edhe emri i Ditmir Bushatit, ish-ministër i jashtëm i qeverisë Rama 1

QARKU DIBËR
Olta Xhaçka
Agron Cerri
Aurora Mara
Alfir Shima

QARKU KUKËS
Gerta Duraku
Petrit Malaj

QARKU LEZHË
Lindita Nikolli
Eduart Ndreca
Shpresa Marndoj

QARKU SHKODËR
Ilir Beqja
Majlinda Angoni
Paulin Sterkaj
Benet Beci
Jona Liqejza
Kabir Fishta
Luan Harusha

QARKU BERAT
Blendi Klosi
Ermonela Felaj
Adnor Shameti
Nasip Naço
Bardhyl Kollçaku
Fadil Nasufi

QARKU GJIROKASTËR
Blendi Çuçi
Mirela Kumbaro
Artemisa Dhralo
Ediola Braha
Laert Duraj

QARKU VLORË
Edi Rama
Damian Gjiknuri
Anila Denaj
Vullnet Sinaj
Alket Hyseni
Vilma Bello
Vasil Llajo
Niko Kurri

QARKU KORÇË
Niko Peleshi
Ilir Pendavinji
Eduard Shalsi
Edlira Bode
Artan Lame
Dhora Dajko

QARKU DURRËS
Edi Rama
Ardian Çela
Ilir Ndraxhi
Lefter Koka
Milva Ekonomi
Keida Ferra
Rolant Xhelilaj
Klodiana Spahiu
Jurgis Çyrbja

QARKU FIER
Erion Braçe
Bashkim Fino
Antoneta Dhima

Ismet Beqiraj
Bujar Çela
Tatiana Piro
Gramoz Ruçi
Erjona Hoxha
Gentian Nushi
Eriselda Sefa

QARKU ELBASAN
Taulant Balla
Evis Kushi
Arben Kamami
Anastas Angjeli
Musa Ulqini
Albana Hana
Saimir Hasalla
Erald Xhani
Klevis Xhoxhi
Luan Duzha
Ertjan Çabiri
Shkëlqim Bullari
Desantila Tahiraj
Arbër Gjeta

QARKU TIRANË
Njësia 1
Elona Gjebrea,
Alqi Bllako
Njësia 2
Arben Pëllumbi,
Alfred Muharremi
Njësia 3
Klotilda Bushka,
Dallëndyshe Bici
Njësia 4
Arben Ahmetaj,
Sadri Abazi
Njësia 5
Pandeli Majko,
Mimi Kodheli,
Eljo Hysko
Njësia 6
Belinda Balluku
Njësia 7
Etilda Gjonaj,
Besnik Bare

Njësia 8
Ervin Bushati,
Elva Margariti
Njësia 9
Ogerta Manastirliu,
Sadri Abazi
Njësia 10
Fatmir Xhafaj,
Mirlinda Karçanaj
Njësia 11
Ulsi Manja,
Glinxhet Madhi
Lagjja 14 (Zona e Astirit dhe Kashari)
Blerina Gjylameti

Bashkitë Kavajë
Rrogozhinë
Etjen Xhafaj

Bashkia Vorë
Fidel Ylli

Bashkia Kamzë
Elisa Spiropali,
Reme Lala
Dajt, Kërrabë, Petrelë, Baldushk
Xhemal Qefalia
Pezë, Ndroq, Vaqarr
Toni Gogu
Farkë
Sadi Vorpsi
Zall Bastar, Zall Herr, Bërxull, Laprakë
Edmond Rrushi