To top
8 Qer

New York/ Dalin në ankand librat e gatimit të Marilyn Monroe

Librat e gatimit që aktorja ikonë amerikane, Marilyn Monroe përdorte kanë dalë në ankand nga kompania “Auction Galleries” në New York, në datën 22 qershor.

Besohet se koleksioni i librave, një pjesë e të cilave kanë dhe shënime të vetë Monroe do të shiten për një shumë prej 50.000-75.000 dollarësh.

Librat janë botuar në vitet 1950 dhe titullohen “The New Fanny Farmer Boston Cooking-School Cook Book” dhe “The New Joy of Cooking”.

Këta dy libra, janë të vetmet libra gatimi që posedonte aktorja ikonike që vështirë se mund të imagjinohet që gatuante shpesh me jetën emocionuese që bënte.