To top
15 Dhj

Ministrja Gjonaj pezullon nga detyra zyrtaren në Kurbin!

Ditën e sotme, prokuroria ndaloi drejtoren e Shërbimit të Provës në Kurbin, Lindita Lelçajn, pasi kjo e fundit akuzohet për korrupsion. Pas ndalimit, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka firmosur menjëherë pezullimin e saj nga detyra. Në urdhrin e formosur nga ministrja, thuhet:

‘Në vijim të informacioneve mbi ndalimin me urdhër të Prokurorisë Kurbin të shtetases Lindita Lelçaj me detyrë Drejtore e Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Kurbin, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka firmosur urdhrin për pezullim të menjëhershëm nga puna”.

Lidhur me rastin, thuhet se Lelçaj ka përfunduar në pranga pas operacionit ku u përdorën persona të inflitruar, dhe hetim me metoda proaktive. Burime nga prokuroria për mediat tregojnë se Arjola Preçi prokurore e Kurbinit ka arritur të zbardhë një rast korrupsioni nga ana e shefes se Shërbimit te Provës. Ajo akuzohet se manipulonte provat për persona që vuanin dënimin, duke dhënë verifikime edhe për të dënuar që ndodheshin jashtë vendit.

Mediat shkruajnë se në momentin e arrestimit, shefes së shërbimit të provës i është gjetur një sasi parash, të cilat pretendohet ti jenë dhënë nga i infiltruari.