To top
29 Pri

Lajm i gëzueshëm për Boris Johnson, bashkëshortja e tij Carrie Symonds sjell në jetë një djalë

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson dhe partnerja e tij, Carrie Symonds janë bërë prindër, me ardhjen në jetë të djalit të tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i çiftit, raporton CNN. Foshnja lindi në një spital në Londër mëngjesin e dites se sotme, tha zëdhënësi, duke shtuar se nëna dhe foshnja jane ne gjendje shume te mire.

“Kryeministri dhe Znj, Symonds dëshirojnë të falënderojnë ekipin fantastik të maternitetit NHS,” tha zëdhënësi.

Johnson dhe Symonds në shkurt 2020 njoftuan se ishin fejuar dhe po shkonin drejt nje martese. Symonds, 32 vjeç, ka një karrierë të spikatur duke punuar në politikë dhe ishte pjesë e ekipit të fushatës që ndihmoi që Johnson të rizgjidhej si kryetar i Londrës në 2012. Kryeministri britanik ka katër fëmijë nga martesa e tij e dytë.
Hera e fundit që një kryeministër lindi femije ishte ne vitin 2010, kur David Cameron dhe gruaja e tij, Samantha Cameron, mirëpritën vajzën e tyre Firencen.