To top
14 Gus

Kina në kërkim të një menaxheri shqiptar

downloadEnri Dalti është një prej të rinjve i cili ka studiuar në një nga vendet më të bukura dhe në një nga shkollat më prestigjioze në Zvicër. I lindur dhe i rritur në një familje ku biznesi dhe mënyra e të bërit biznes ka lindur që herët. Enri nuk kish se si mund të mos orientohej në një fushë kaq të bukur dhe të pa eksploruar më parë nga të rinjtë tanë. Sot Enri me plot gojën mund të themi se është një nga të rinjtë që këtë profesion e ka pasion dhe çdo ditë e më shumë punon për të arritur atje ku do…, madje deri në sakrifikim ku ai për një kohë të gjatë largohet nga familja e tij për të marrë sa më shumë dije, sa më shumë eksperiencë, për të njohur vende dhe kultura të ndryshme. Ka punuar në mjaft vende të botës dhe në restorante tepër prestigjize, aventura e tij e radhës do të jetë Kina…. Zbulojeni!

Enri ju keni mbaruar në një nga shkollat më të mira dhe pse jo më prestigjiozet në Zvicër për menaxhim , mund të më thoni si e vendosët të studionit pikërisht në këtë degë dhe pse?

Që në fëmijëri e kam pasur pasion të udhëtoja dhe të vizitoja vende të reja. Kur planifikonim udhëtime me familjen, unë isha ai që jepja gjithmonë OK-in e fundit për hotelin apo destinacionin që do zgjidhnim. Një dëshirë tjetër e imja janë dhe gjuhët e huaja dhe dega e administrimit të hoteleve dhe turizmit ishte e vetmja që i permbledh të gjitha së bashku.

A patët ndonjë hezitim midis degës së menaxhimit dhe një degë tjetër?

Jo, isha shumë i qartë në obiektivat e mia dhe e kisha vendosur që në vitin e dytë të gjimnazit se çfarë doja të bëja më pas.

 

Përse zgjodhët pikërisht Zvicrën?enri ok

Zgjodha Zvicren për traditën në fushën e hotelerisë dhe sepse është vendi që ka shkollat më prestigjoze për administrimin e hoteleve dhe në të njëjtën kohë është një vend shumë ndërkombëtar ku ndërthurën shumë kultura së bashku.

Ju tanimë jeni diplomuar, keni ndjekur masterin mund të më thoni përshtypjet tuaja mbi këtë shkollë dhe bashkmoshatarët tuaj që e frekuentonin?

Shkolla më bëri ta shihja industrinë e turizmit dhe hotelerisë në një aspekt komplet tjetër që nuk e kisha parë ndonjëherë më përpara sepse krahas teorisë ne edhe praktikonim atë që mësonim. Në shkollë kishim një trup studentor ndërkombëtar të përbërë nga mbi 75 kombësi të ndryshme dhe kjo të avantazhonte kur viheshe në kontakt me ambientin e punës dhe ku marrëdhënie me persona nga vende të ndryshme.

 

Por ju gjithashtu keni parë dhe studentët shokët tuaj këtu në Tiranë që të studionin mund të më thuash si i shihnit ata?

Shumë të përkushtuar dhe me shumë vullnet për t’ia dalë mbanë por mundësitë që ju paraqiten këtu nuk janë të shumta.

 

Përveçse keni studiaur ju më thatë se dhe keni marrë një eksperiencë mjaft të mirë në vende të ndryshme të botës si ka qenë kjo eksperiencë dhe çfarë ju ka bërë përshtypje?

Unë kam pasur mundësinë të punoj deri tani në Zvicër, Francë, Kinë dhe së fundi në Amerikë. Kjo më ka dhënë një avantazh sepse kam pasur mundësinë të shoh nga afër se si funksionin industria e turizmit dhe mënyra e administrimit në kultura të ndryshme. Shpeshherë njerëz me pyesin se ku qëndron ndryshimi mes vendeve që kam jetuar dhe përgjigja ime, është që sado kemi perceptimin që jemi kultura shumë të ndryshme, personalisht kam përshtypjen që kemi më shumë gjëra të përbashkëta se sa dallime.

 

enri 4Po përsa i përket nivelit mënyrës se si punohet në Tiranë në menaxhimin e këtyre restoranteve di që e keni shuar kureshtjen?

Kam pasur mundësinë të punoj për një eksperiencë të shkurtër në një nga hotelet më të njohura në Tiranë. Përgjithësisht i krahasueshëm me hotele të të njëjtit nivel në botë megjithese ka ende vend për përmirësim. Vihet re nevoja e rritjes të cilësisë të përgatitjes profesionale të stafit.

Më thatë pak më lartë se një eksperiencë të mirë e keni kaluar në Kinë dhe në Amerikë, si kanë qenë këto dy esksperianca?

Amerikë ka një industri turizmi të konsoliduar ndërsa Kina është akoma në zhvillim e sipër dhe sektori i turizmit ka shumë potencial zhvillimi dhe prandaj dua të vazhdoj karrierën time në Kinë.

Përse Kinën çfarë ofron ky vend nga vendet e tjera?

Siç e përmenda më sipër, duke qene se është një vend në zhvillim, ka shumë mundësi për avancim në karrierë sepse është një treg prej 1.3 miliardë banorësh dhe shumë kompani ndërkombëtare po investojnë në këtë sektor.

Po Tiranën a e keni menduar të ktheheni këtu apo…?

Të them të drejten e kam menduar, sepse dhe këtu shoh potencial në sektorin e turizmit po për momentin po i fokusohem karrierës ndërkombëtare.

Çfarë ka që nuk shkon këtu sipas mendimit tuaj?enri

Këtu ka disa faktorë që ndikojnë, një ndër to është edhe vetë tregu dhe konsumatori që janë skeptike dhe deri diku i rezistojnë ndryshimit. Por edhe pse me hapa të ngadaltë vihet re që gjerat po shkojnë në drejtimin e duhur.

Përsa i përket familjes tuaj diçka më shumë kanë qenë ato dakord sa herë me zgjedhjet tuaja?

Në fillim kanë hezituar disi por me kalimin e kohës filluan të shohin anët pozitive dhe mundësitë që të ofron kjo fushë.