To top
4 Dhj

Jonida Maliqi flet për divorcin: Dështimi im!

E ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” në programin e ‘E Diela shqiptare’, gjatë bisedës me Ardit Gjebrean, Jonida ceku edhe e periudhën e vështirë të divorcit. Një vendim që nuk ka qenë aspak i lehtë për këngëtaren Maliqi, por që mesa duket ka qenë zgjidhja e vetme për dy partnerë që nuk kanë më komunikim me njëri tjerin.

“Ishte shumë e vështirë dhe duke marrë në konsideratë që me ish-bashkëshortin kam kaluar pothuajse gjysmën e jetës sime, 17 vjet. Jam divorcuar në moshën 34-vjeçare, kanë kaluar tashmë 3 vjet. Gjithçka erdhi si pasojë e konsumit, e disa arsyeve të tjera, të cilat do doja të mbeteshin personale. Ka qenë një ndër vendimet më të vështira të jetës sime. Ishte vendimi im fillimisht, pastaj rrugëtuam të dy.

Për sa kohë dy njerëz nuk komunikojnë më, nuk gjejnë më gjuhën e përbashkët me njëri-tjetrin… Unë jam rritur me një familje shumë të shëndetshme dhe jam rritur me frymën që gjithmonë do të kisha një familje ideale, familjen perfekte.

Dhe ishte ëndrra ime ta realizoja me sukses. Divorcin e quaj si një dështim timin. Duke marrë në konsideratë, që unë jetoja me një standard jetese shumë të mirë, jam munduar të mbaj të njëjtin standard. Sigurisht tani ka qenë më e vështirë sepse jam një nënë e vetme, jetoj me tim bir.

Por forca dhe energjia për të punuar nuk më ka munguar. E vetmja gjë që kam punuar fort për veten time ka qenë ana psikologjike. Jam e bindur që shumë femra e gjejnë veten tek unë. Është shumë e vështirë të marrësh një inisiativë të tillë. Kam qenë si Liza në Botën e Çudirave kur kam përjetuar dashurinë e jetës sime. Ishte një dashuri sublime. Kur rritesh vë logjikën mbi ndjenjat” ; është shprehur Jonida.

Aktualisht këngëtarja po shijon romancën me aktorin Romeo Veshaj.