To top
3 Mar

Hysi në fjalimin e fundit si politikane: Reforma në drejtësi universitet i dytë, na thanë ‘jeni burrnesha’

Deputetja e PS, Vasilika Hysi, njëherësh nënkryetare e parlamentit, njoftoi sot largimin e saj nga politika, 12 vite pasi iu bashkua Partisë Socialiste.

“Ishte kënaqësi që sot sic hyra në politikë, sot bëj këtë dalje për të thënë që në këto 12 vite, mundëm të bëjmë realitet një ëndërr që e kemi patur të gjithë bashkë. Sot jam krenare që mundëm t’ia dalim. Betejën e kuptuam se nuk ishte e lehtë, por ai dolëm. Kur filloi reforma në drejtësi unë kisha 30 vite eksperiencë në mësim dhënie. Ka qenë një universitet i dytë. Vitet e reformës në drejtësi janë një shkollë e vërtetë. Ndihem shumë e privilegjuar sot, qe kam qenë pjesë e kësaj reforme, që PS, ju më keni besuar. Erdha në politikë pa qenë pjesë akvite e politikës.

Kam patur pozicione shumë të mira, keni mbështetur e promovuar gra e vajza, kemi patur një armatë shumë të mirë të promovimit të PS. Ka edhe shumë e shumë të rinj që PS mund t’i ketë në të ardhmen. Merrnim urime e urata nga qytetarë që nuk ndanin të njëjtat bindje politike me ne. Merrnim vlerësim nga partia mbështetësit tanë, kam një urim për ta, na kanë inkurajuar e na kanë thënë jeni burrnesha.

Unë dhe Klodi e kemi provuar se cfarë do të thotë të miratosh ligje, se sa e vështirë ka qënë. Etilda e ka ndjerë më shumë se kushdo goditjen e zbatimit të reformës në drejtësi. Vlerësoj shoqërinë civilie, median që na ka mbuluar me të gjitha problematikat dhe ekspertët vendas e ndërkombëtar. Falenderoj gjithë ata që na kanë votuar. Ju falënderoj ju, këmbëngulët të më merrnit në politikë, ia arritët, vlerësoj mbështetjen, edhe debatet për të mirë të reformave dhe të vendit.

Unë kam patur privilegj të punoj këto 4 vite, si zv/kryetare me Gramoz Rucin, ka qenë një shkollë e dytë. Ju falënderoj e kam besim se skuadra e PS, do jetë model për mandatin e tretë por jo vetëm. Mbështetje maksimale jashtë grupit PS, por aktive për t’ju mbështetur, ndaj mos më kurseni.” u shpreh Hysi.