To top
27 Kor

Hajnaj propozohet në krye të BKH/ “Gur gur bëhet mur”, ambasadorja Yuri Kim: Një hap para drejt reformës

Pas propozimit të Aida  Hajnajt, zëvendësdrejtoren e Policisë së Shtetit, për kryetare të Byrosë Kombëtare të Hetimit, vjen një reagim nga ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, diplomatja amerikane thekson se ky është një hap tjetër përpara në rrugën drejt reformës në drejtësi.

“Një hap tjetër përpara në rrugën drejt reformës në drejtësi pasi Komiteti i Përzgjedhjes së Drejtorit FBI dërgon emrin për Aida Hajnaj për miratim. Ndalesa tjetër: Trajnimi i FBI me më të mirët e zbatimit të ligjit amerikan. Gur gur bëhet mur”, thuhet në mesazhin e Kim.

BKH do të jetë Policia Gjyqësore e Prokurorisë së Posaçme, e cila do të kryejë të gjitha veprimet hetimore. Të gjithë oficerët e kësaj strukture do të kalojë në një proces përzgjedhje ku në verifikim do të kalojë pasuria dhe pastërtia e figurës. Ndërkohë Drejtuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit pasi të marrë detyrën, do t’i nënshtrohet një trajnimi të gjatë në Shtetet e Bashkuara nga Federalet Amerikane.