To top
24 Nën

Florian Riza: Nuk kam asnjë peng

Florian Riza ish –futbollisti i Tiranes vjen në një rrëfim interesant të jetës së tij. Ish- futbollisti rrëfen impresionet dhe emocionet nga Kampionati Europian, ku e ndoqi nga afër  për dhjetë ditë  në Francë, projektet, ambicjet si dhe gjendjen emocionale aktuale. “Aktualisht jemi me pushime në pritje të fillimit të sezonit futbollistik shqiptar dhe atij europian të cilët  trasmetohen ekskluzivisht nga “Supersport” e ku unë jam i angazhuar prej vitesh si analist sportive”.

florian-riza

Për herë të parë ekipi ynë kombëtar morri pjesë në një turne të këtij niveli në futboll një ngjarje kjo që do të mbesë gjatë në historinë e futbollit botëror. “Mendoj që kjo është arritja më e madhe sportive për një ekip sporti shqiptar, e si rrjedhojë përgjegjësija akoma më e madhe si për lojtarët, trajnerin apo të gjithë stafin e federatës sonë por edhe për “supersport digital” si trasnsmetues ekskluziv i të gjitha ndeshjeve, kur më parë nuk kishim parë tifozë shqiptar të ekzaltuar nga kjo pjesmarrje e kur më parë nuk kishim parë kaq shumë tifozë shqiptar në stadiume në “funzone” apo dhe rrugët e sheshet e qyteteve franceze në të cilat luajti kombëtarja në Lens, Marsejë,  apo Lion. Nivel i lartë përfaqsimi i shqiptarve kjo fjali besoj i permbledh të gjitha ato që mund të thuhen për shqiptarët që ndoqën live ndeshjet në Francë”. E ndërsa e pyesim se cila qe skuadra për të cilën ka bërë tifo padyshim që është skuadra kombëtare.

”Ekipi im Shqipëria kush tjetër, nëse e keni fjalën, pas Shqiprisë, po është, Anglia”.   Kjo përsa i përket skuadrave ndërsa nëse ka një emër lojtari të preferuar nuk kuptohet qartë.        “Lojtari më i mirë për mua është ai që fiton, që shënon, që aktivizohet në të gjitha ndeshjet që vlersohet nga trajneri, kolegët e tij e tifozet si të tijët edhe ata kundërshtar. Ky është përkufizimi im për lojtarin më të mirë”.  Por padyshim ky kampionat ka lënë një shije të mirë tek cilido tifoz dhe ndjekës. Dhe Riza vetë ka një opinion të  tij. “Niveli i lartë i ekipeve në futbollin tejet modern. Lojtarë të përkushtuar, strict, me teknikë të admirueshme fizikisht, që kanë njohuri ekselente për lojën. Trainerë klasi, që parashikojnë çdo detaj e drejtojnë në mënyrën më profesioniste të mundshme.           Çfarë nuk më pëlqeu. Tani shqiptar jam unë e gjej kollaj një defekt, por edhe nëse do të kishte unë përsëri nuk do ta thoja se në fund mendoj që ky kampionat europian, i futbollit ishte vërtet model duke përjashtuar atë incident injorantësh midis tifozerive angleze e ruse në Marsejë”. Në përgjithsi mendoj që një fitore në tre ndeshje më duket mirë si herë e parë. Pastaj kur dua të heq dorezat mendoj, se kishim mundësi për ta kaluar grupin. Në raport me ekipet e tjera padyshim ky është momenti më i mirë i yni. Bëjmë pjesë në 24 ekipet më të mira Europiane dhe mos harrojme se futbolli elitar luhet në Evropë.

dsc08640

Si një ish -futbollist jemi kurioz dhe e pyesim Rizën se çfarë ka ndierë kur në fushë ka parë të luajnë mjaft lojatarë të huaj. A ka dashur të ishte njëri prej tyre, dhe a I ka mbetur ndonjë peng?!:

“Po kjo na ka ngelur ne ish futbollistëve tashmë.  Të shohim ëndrra me sy hap. Çdo kush që ka luajtur futboll, këtë bën vazhdimisht vë veten e tij në lojë, sa herë shikon një ndeshje futbolli. Pastaj përfundimi dihet fillojmë nga jystifikimet ne. Jo nuk kam asnjë peng luajta shumë vite kam fituar mjaftueshëm tituj kam krijuar miqësi e respekt reciprok me trainerë, lojtarë, tifozë arbitra drejtues klubesh, brenda dhe jashtë Shqiprisë”.

Si një ish futbollist Riza pëlqen mjaft dhe ushtron basketbollin dhe volejbollin. Sporte kolektive ku shpeshherë vetem grupi i supersportit u krijon mundësinë të luajnë ende. Vazhdimisht organizohen me kolegët e supersportit për të ushtruar këto lloj sportesh.

E megjithëse është kohë vere ashtu si mjaft shqiptarë dhe Riza frekuenton më së shumti bregdetin shqiptarë.

“Kam qenë disa ditë në Sarandë dhe besoj do shkoj dhe disa ditë të tjera në  Golem për ata që më njohin mua, besoj që dihet që spara i frekuentoj plazhet, por besoj se edhe në Ksamil do shkoj, se kam parë që kalohet këndshëm.”

dsc03516

Riza i cili sapo ka hedhur pas krahëve një divorc prej dhjetë vitesh bashkjetese me këngëtaren Rovena Dilo duket se ndihet mirë në këtë fazë të jetës së tij. Tepër i rezervuar ai mundohet të shpjegojë gjendjen emocionale. “Jamë në një fazë interesante të jetës. Ndihem mirë në të gjitha drejtimet. Pastaj  italianët thonë që jeta fillon pas të 40 -ve. Unë quhem   7 vjeç sipas tyre.       Për martesën ka shumë batuta. Të gjithë i përshtaten një prej batutave ose e gjejnë veten të njëra prej tyre. Ka pasur koncepte strikte për martesën, por besoj konceptet kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Une vetë mbetem i mendimit që njeriu nuk ka pse konsumohet nese nuk e dëshiron një gjë në rastin konkret martesën. Ashtu siç e përkufizon dhe ligji martesa është vullnet i palëve për të jetuar së bashku. Nëse vullneti ka humbur, martesa bie poshtë.  Nuk jam ekpert martesash dhe realisht nuk kam pse vlersoj as të dështuarat dhe as të sukseshmet. Martesa të dështuara ka pafund, por dhe të suksesshme jo se s’ka, ose ka dhe shumë që duken si të suksesshme, ka njerëz që jetojnë për t’i treguar të tjerve suksese e lumturi fallco unë nuk hyj te këta tipa”, përfundon kapitullin në lidhje me një pjesë të jetës së tij Riza, e ndërsa lidhur me projektet më të afërta, shprehet se janë gjithnjë aty, varet nga personi sa i zoti është t’i zbulojë e realizojë ato, duke qenë i bindur se nuk i mungojnë koha e mjaftueshme, dëshira e mirë, aftësia e duhur dhe shoqëria ideale për të pasur, zbuluar e realizuar projekte të ndryshme.

(vijon e plote ne print…)