To top
1 Pri

Eni Vasili, shtatzënë për herë të parë

Gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Open”, Eni Vasili, është në pritje të ëmbël. Ajo dhe partneri i saj, Armando, do të bëhen prindër së shpejti.

Lajmi u bë publik fillimisht nga Panoramaplus.al. Gjithashtu burime për Anabel.al konfirmojnë të njëjtën gjë. Referuar fotove ekskluzive të Panorama Plus, Eni është fotografuar me partnerin në kryeqytet si edhe duke bërë pazar në një dyqan për fëmijë, ku vihet re barku i rrumbullakosur.

Një ndryshim dallohet edhe në portretin e gazetares.

“Ai nuk është fare posesiv. E respektojmë shumë hapësirën e njëri-tjetrit dhe kjo është një nga arsyet që ne jemi bashkë,” u shpreh ajo për marrëdhënien e tyre në “E diell” në shkurt të vitit 2019.