To top
3 Maj

 Elle Venturini: Ricikloni veshjet, peliçet përfshi 

Intervistoi Klodi Meshi

Stilistja friulane, Elle Venturini, duke krijuar prej shumë vitesh  nënvizon leksionet e saj mbi mënyrat e të  veshurit në kushtet e reja. Siç përmend Roger Scruton ‘Secili është i djathtë në atë që di’, stilistja këshillon riciklim të veshjeve me materiale të çmuara. Venturini përgëzon shijet e grave shqiptare për peliçet si dhe prodhimet tona artizanale.

“Multinacionalet e petrolit e përdorën situatën (mbase kanë paguar) për t’a drejtuar vëmëndjen përkundrejt prodhimeve sintetike (lëkurë, peliçe, pëlhurë, penj) të cilët në përbërje të tyre nuk kanë asgjë ekologjike ose biologjike, duke përfaqësuar kështu një ndër arsyet kryesore të ndotjes mjedisore si gjatë prodhimit ashtu edhe gjatë shpërbërjes së tyre’

Ju krijoni në vazhdimësi në bazë të stilit tuaj duke mos ndryshuar radikalisht gjithçka, por duke propozuar veshje të rafinuara. Cili do ishte motivi apo referenca ku ju vazhdoni të besoni?

Siç ti e di Klodi, krijimi im është në vijimësi e pa etapa kohore, as tendenca. Jo rastësisht koleksionet janë pa kohë por të 2033-ës e më tej (pavarësisht moshës), siç edhe e kemi përmendur bashkë, bën pjesë në domosdoshmërinë dhe kënaqësinë time për të aplikuar në ato që propozoj gjithçka që kam mësuar, parë dhe analizuar. Kjo më ka vendosur mua mbi të tjerët të cilët janë shumë të zënë duke bërë marketing. Është e dukshme që unë jam e privilegjuar duke mos kërkuar të shes me çdo kusht (përkundrazi nuk dua të shes, të paktën për momentin sepse tregu është plot e me çmim të ulët, krijimet e mia janë pjesë unike të bëra me materiale shumë të çmuar e të kushtueshëm si mëndafshi i Taroni-t, për shembull, mëndafsheria historike e Como-s apo kashmiri i Biella-s e të tjera, të cilët realizohen nga rrobaqepëse e rrobaqepës që përgatisin veshjet e modës së lartë). Format e krijimeve të mia vijnë nga projekti arkitektonik, me refenca historike të stilit e realizimit gjë që më bën originale në llojin tim.

Elle Venturini, së fundmi ndër propozimet tuaja spikat  peliçja e vërtetë. Prej disa kohësh luftohet kundër ‘the fur’. Do ishte interesante të dëgjonim argumentet tuaja lidhur me këtë…

Po le të flasim për peliçen. Në këtë moment të veçantë të historisë, riciklimi është domosdoshmëri. Kemi grumbulluar në garderoba shumë pothuaj gjithçka, me një dëshirë gati të sëmurë për të patur shumë. Askush nuk është ndalur te veshjet që i duhen, pamja e jashtme është shndërruar në një element komunikimi për të qenë pjesë e një grupi apo e një klase shoqërore ose për të treguar atë që do donim të ishim megjithëse pa patur mundësi reale. Pra, zgjedhjet janë orientuar drejt veshjeve me logo të dukshme, veshje pa vlerë por që kanë përfaqësuar vënien në pah të markave të dëshiruara. Peliçet, të cilat pak a shumë i kemi trashëguar nga gjyshet, nënat apo emtat, kanë përfaqësuar maksimumin e veshjes prestigjoze në vitet 1950-1995. Peliçja persiane ishte e përshtatshme për ceremonitë festive dhe funeralet, vizoni ishte për ditët e festave e për në teatër ndërsa të tjera për pushimet në mal. Në vitet e fundit ka patur një fushatë të pakuptimtë kundër peliçeve dhe lëkurës në përgjithësi (kujtojmë se kafshët nuk rriten vetëm për gëzofin por gjithçka përdoret për një rrjet ushqimor, për kozmetikë si dhe për të ushqyer vetë kafshët e të tjera). Mirëpo, kompanitw shumwkombwshe të petrolit e përdorën situatën (mbase kanë paguar) për t’a drejtuar vëmëndjen përkundrejt prodhimeve sintetike (lëkurë, peliçe, pëlhurë, penj) të cilët në përbërje të tyre nuk kanë asgjë ekologjike ose biologjike, duke përfaqësuar kështu një ndër arsyet kryesore të ndotjes mjedisore si gjatë prodhimit ashtu edhe gjatë shpërbërjes së tyre. Pra përse ne të mos përdorim miliona veshje të vjetra të lëna nëpër sirtarë apo baulet e tavanëve a bodrume duke i përshtatur ato sipas stileve të reja? Përse të mos realizojmë mbulesa krevatesh apo aksesorë të tjerë për shtëpinë? Përse të mos zbërthejmë një pallto e t’a transformojmë në fund apo në diçka tjetër? Kur do na duhet të lirohemi prej këtyre veshjeve do i djegim e hirin do ua hedhim luleve në kopësht për të qenë të shëndetshme. Personalisht besoj në këtë projekt edhe për faktin se ka një kosto të ulët realizimi. Prej shumë vitesh, provoj shumë interes ndaj sektorit ‘vintage’, i cili na lejon me pak mjete e fat, të kemi në garderobën tonë veshje prestigjoze e pa kohë, thjesht riciklim.

Ne në Shqipëri i preferojmë peliçet, i blejmë edhe në tregun e ‘second hand’. Paraardhësit tanë kishin disa lloje speciale, të quajtura guna, cibunë për burra e gra nga veriu në jug, të cilat sigurisht përpunoheshin në mënyrë artizanale.

E vlerësoj që në Shqipëri ekziston ky qëndrim lidhur me përdorimin e pelliçes, por personalisht ti do duhet të transmetoje një mesazh të ri: Peliçja nuk duhet të jetë një veshje luksi e ruajtur për raste të veçanta, por një veshje ‘easy’, e ç’dramatizuar, shpirtërore (njësoj si një xhaketë lëkure nën të cilën veshim një këmishë etj)

Realiteti Covid po ndryshon gjithçka. Sipas jush cila do të jetë rruga e prosperitetit të veshjeve në të ardhmen?

Asgjë si më parë. Kriza ekonomike do të mbysë sipërmarrjen perëndimore dhe europiane, duke favorizuar ekonomitë lindore. Do të shpëtojnë grupet e mëdha të cilat kanë edhe interesa të tjera përtej fushës së modës ndërsa ndërmarrjet që krijonin produkte të veçanta janë të destinuara të mos ekzistojnë më. Sipas meje do të mbetet artizanati në nivel të lartë, por jo ai i prodhimit në masë e i produkteve pa cilësi.  Nëse nuk e kujtoj gabim, në Shqipëri punohet shumë mirë me punimet me dorë, triko, bluza, qendisma të mrekullueshme të grave punëtore të cilat kanë mbase edhe vegjë për të thurur pëlhura e qilima në shtëpi. Te këto duhet të përqëndrohemi, me qëllim që të dominojnë prodhimet e veçanta, të ndryshmet. Sigurisht siç e kam treguar duhet ndershmëri në drejtim.

Faleminderit!