To top
24 Tet

Elite, një revistë vlerash

Në këtë fillim qershori të ftohtë, ndryshe nga vitet e shkuara, e që fundi i të cilit pritet të shënojë një kthesë të madhe, për Shqipërinë dhe shqiptarët gjendemi në një start të bukur… Fati dhe dëshira e vetë shqiptarëve do të vendosë se cili lider politik, do t’i udhëheqë shqiptarët në këto zgjedhje të rëndësishme parlamentare. Situata është e ethshme, gjithçka zien si një vullkan, ku asgjë nuk është e sigurtë, gjithsesi na mbetet të presim…

Pikërisht në këto ditë të ethshme gri, ne vendosëm të startojmë (të menduar prej kohësh tanimë) me revistën tonë të re, “ELITE”. Një revistë ndryshe,  nga të tjerat që tenton të sjellë, promovojë dhe diktojë VLERA. Një emër prestigjioz dhe në arenën ndërkombëtare, (që personalisht më pëlqen shumë dhe që i shkon mjaft mirë shijeve dhe ideve të mia gazetareske). Pasi e vramë mendjen mirë e mirë se me kë personazh, do ta nisnim pikërisht këtë rrugëtim, nuk mund të kishim gjetur një emër më prestigjiozë, më elitare, më të kompletuar dhe të bukur, se zonja e Parë e Parlamentit Shqiptar, Jozefina Topalli…

Këtij numri të parë, special i kemi bashkangjitur një rrëfim kaq të bukur, të thjeshtë, të sinqertë, të ngrohtë, dhe të pëlqyeshëm të çiftit model sot në botë, të përtej oqeanit, Mishel & Barak Obama.

Total revistës jemi munduar t’i bashkangjisim personazhë elitarë, të denjë për këto faqe reviste, për karrierën dhe punën e tyre të nderuar… Ndaj themi që në krye të herës se “ELITE”, është revista që do të bëjë diferencën dhe mua nuk më mbetet veçse t’i urojë:  Udhë të mbarë “ELITE”…!!!