To top
24 Jan

Edi Rama, ekspozitë në Berlin. Punimet që do të ekspozojë

Edi Rama kryeministri i vendit keto dite pritet te kete nje ekspozite ne kryeqytetin e Gjermanise, Berlin. Redaktorja e kulturës në “Die Welt”, Swantje Karich, mes të tjerash e ka pyetur kryeministrin e vendit,  Edi  Rama edhe për ekspozitën e ardhshme që do të hapet për artëdashësit gjerman, këto ditë si dhe punimet që do të ekspozojë.

Gazetarja: Për disa vite ju keni qenë edhe në tregun e artit, duke ekspozuar në Bienalen e Venecias dhe javën e ardhshme do hapni ekspozitën tuaj “Puna” në Galerinë “Carlier Gebauer” në Berlin. A shkojnë së bashku, të qenit “hero” i tregut të artit dhe kryeministër i një vendi si Shqipëria?

Rama: E shoh veten si refugjat në tregun e artit. Unë hyj dhe dal përsëri. Unë nuk kam qëndrim të përhershëm në biznesin e artit. Ai më kujton shumë politikën. Gjithçka është shumë ngushtë atje. Por edhe një larmishmëri njerëzish të mëdhenj, mundësish të pakufizuara.

Gazetarja: Çfarë do ekspozoni në shfaqjen e Berlinit?

Rama: Tapetë të pikturuar, vizatime, skulptura. Për herë të parë do ekspozoj aty punët e bëra nga tavolina ime. Ato vijnë direkt nga jeta ime e përditshme, nga tavolina ime, nga puna ime. Dhe në Berlin, natyrisht, nuk do mungojnë fletët të cilat u krijuan këtu në kryeqytetin gjerman, në mbledhjet e mia.