To top
15 Mar

DASH: Shqipëria nuk ka një aleat më të madh, partner ose mik se SHBA-të.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka kujtuar sot me një mesazh 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

Zëdhënësi i DASH Ned Price deklaron se sot festojmë zgjedhjen strategjike të popullit shqiptar për të përqafuar demokracinë dhe partneritetin e fortë që kemi ndërtuar, teksa shprehet shpresëplotë për projektet e së ardhmes.

“Në 15 mars 1990 SHBA dhe Shqipëria rivendosën lidhjet diplomatike. Sot ne shënojmë këtë përvjetor dhe zgjedhjen strategjike të popullit shqiptar për të përqafuar demokracinë dhe komunitetin euro-atlantik. Kemi shumë për të festuar. Përgjatë 30 vjetëve të fundit Shqipëria dhe SHBA-të kanë ndërtuar një marrëdhënie të fortë të bazuar në vlera dhe qëllime të përbashkëta dhe lidhjen nga njerëzit me njerëzit. Shqipëria është një aleat i palëkundur i NATO-s. I jemi mirënjohës Shqipërisë për lidershipin e saj dhe rolin e saj në promovimin e sigurisë rajonale e globale përmes kontributit të saj si anëtare e NATO-s. Së bashku ne do të vazhdojmë të bëjmë progres në vizionin tonë dhe të rrisim marrëdhëniet tona. Shqipëria nuk ka një aleat më të madh, partner ose mik se SHBA-të. Ne shohim përpara se çfarë mund të arrijmë së bashku në 30 vitet e ardhshme”, deklaron Price.