To top
22 Qer

Biografia tronditëse e Melania Trump!

Një kërcënim që po e bën të dridhet çiftin Trump. Ditët e fundit, Melania Trump është në qendër të vëmendjes përtej Atlantikut pasi një libër i ri kushtuar asaj ka zbuluar më shumë për gruan e Donald Trump. Pas zbulimeve për netët kur flinin të ndarë, luftës midis njerkës dhe bijës së Trumpit, Ivanka, pas bujës për rinegocimin e kontratës martesore, para se të hynte në Shtëpinë e Bardhë, tani po njihemi me sekrete të reja rreth Zonjës së Parë. Fjala është moshën e saj, fizikun dhe diplomat që ka marrë në të shkuarën.

Në “The Art of Deal”: “The Story Untold of Melania Trump” shkruar nga Mary Jordan, autorja zbulon shumë, sidomos mbi të kaluarën e panjohur të Melanisë. Për të vizatuar këtë portret, gazetarja kreu njëqind intervista dhe mori në pyetje deri ish-shokët e klasës në Slloveni, të zonjës së ardhshme Trump.

Por zbulimet nuk mbarojnë këtu. Nëse do të shikonim CV e saj zyrtare, Melania gjithashtu pretendon se është diplomuar për arkitekturë në Universitetin e Ljubljanës. Pas verifikimeve serioze nga autorja (çmim Pulitzer në 2003), duket se Zonja e Parë Amerikane nuk është diplomuar në këtë universitet, ndonëse ajo ka deklaruar të kundërtën nën betim. Një gënjeshtër ose një rrumbullakësim i realitetit, njësoj si fakti që ajo arrin të flasë rrjedhshëm pesë gjuhë. As kjo deklaratë që nuk është verifikuar kurrë. “Fotografë dhe të tjerë që kanë punuar me të ndër vite – përfshirë shtetasit italianë, francezë dhe gjermanë – më thanë që ata kurrë nuk e kishin dëgjuar atë të komunikonte në këto gjuhë”, shkruan përsëri Mary Jordan në librin e saj. Pra ndonëse tashmë ekzistojnë dëshmi të pakundërshtueshme që e përshkruajnë zonjën e parë si një kalkuluese të ftohtë, që nuk hyri menjëherë në Shtëpinë e Bardhë për të rinegociuar kontratën financiare me burrin milioner, që flasin për xhelozinë e shfrenuar femërore ndaj bijës së Trupmp, që tregojnë për pushtetin që ajo ka mbi presidentin, ndryshe nga sa thuhet, në biografinë e re, “The Art of Deal…” shfaqet edhe një aspekt i panjohur i retushimit të së shkuarës. Pra, Melania Trump, një mit i krijuar nga e hiçi?