To top
20 Qer

Becchetti padit shtetin shqiptar. Mbrohet me avokatin e Putinit

Francesco-Becchetti.1Pronari i Agon Channel, Francesko Becchetti, padit shtetin shqiptar. Lajmi bëhet publik nga vetë televizioni përmes një postimi në faqen e tij në Facebook. Thuhet se ai që do të mbrojë Becchettin është avokati Phelippe Pinsolle, i cili ka fituar një cështje kundër Vladimir Putin dhe ka detyruar Rusinë t’i paguajë 50 miliardë dollarë kompanisë “Yukos”.

“Sipërmarrësi Francesko Becchetti padit shtetin shqiptar. Dosja voluminoze me të gjitha provat se akuzat kundër Becchetti-t dhe ortakëve të tij në biznes janë të fabrikuara është dorëzuar tashmë në qëndrën ndërkombëtare për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të investimeve. Përfaqësuesi ligjor i Becchetti-t në këtë proçes është avokati “Phelippe Pinsolle”, i cili njihet sepse ka fituar gjyqin më të madh në histori. Pinsolle është ai që e ka detyruar Rusinë dhe Vladimir Putin t’i paguaj firmës private “Yukos” të biznesmenit Kodorkovski mbi 50 miliard dollarë. Ngjashmëritë e këtyre dy çështjeve e kanë nxitur avokatin e famshëm Pinsolle që me dëshirë të plotë të marrë këtë çështje në dorë”- përfundon njoftimi i televizionit Agon Channel.

Pak ditë më parë, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur nën sekuestro të gjitha kompanitë e Becchettit, si dhe ka lëshuar një urdhër arresti për të. Biznesmeni italian akuzohet për pastrim parash dhe evazion fiskal.