To top
5 Qer

20 vjet “Geraldina Sposa”, kompania hedh në treg koleksionin e ri dhe ‘brand’-in e saj

sfilata geraldinafani aliko
Një spektakël unik në llojin e tij, ashtu siç di vetëm “Geraldina Sposa” të organizojë, mbrëmë në Pallatin e Brigadave, kjo agjenci hapi siparin e  festës së 20 vjetorit, në një mbrëmje gala me rreth 1100 të ftuar.
Mandi bossilinda
Ceremonia spektakolare e organizuar në Pallatin e Brigadave mblodhi emrat më të njohur të skenës shqiptare. Në mbrëmje u prezantua koleksioni unik nga firma prestigjioze të  fustaneve të nuseve , një koleksion special i krijuar me bashkëpunimin e stilistëve italiane.
 linda modeljaeva murati
Në 20 vjetorin e krijimit, agjencia Geraldina Sposa mblodhi bashkë në ambientet e Pallatit të Brigadave, personalitete nga fusha e politikës, showbizit, biznesit, diplomacisë dhe medias.
ambasadori italianmedia tek geraldina
Koleksioni i ri i fustaneve të nusërisë erdhi në pasarelë nga modele, por jo vetëm …fustanet e Geraldinës u prezantuan edhe nga personazhe të njohura të botës së spektaklit, në formë retrospektivë, ku vite më parë që prej 96′ këto zonja  ishin veshur me fustane të Geraldinës.
vajzat e ekranevealketa dhe vera
Emra të njohur si Jonida Maliqi, Aurela Gace, Enada Hoxha, Ornela Bregu, Vilma Papajani, Linda Dervishaj dhe plot 26 nuse te verteta te realizuara nder vite. Risi e këtij viti ishte krijimi i një koleksioni unik nga “Geraldina Sposa”, tërësisht origjinal, një bashkëpunim i suksesshëm me stilistë italianë. Në eventin e organizuar ishte e pranishme bashkëshortja e Kryeministrit Rama, znj. Linda Rama, deputetet e PD-së Majlinda Bregu dhe Jorida Tabaku e shumë zyrtarë të tjerë shqiptarë e të huaj. Pas sfilatës të ftuarit iu bashkuan koktejlit të organizuar për këtë event në Pallatin e Brigadave.
Adrolaholta +modelja